Nga reshjet e dendura të shiut mbrëmjen e së shtunës në Pejë, humbën jetën një fëmijë 5 vjeç dhe e ëma e tij, e dy të tjerë mbetën të lënduar. Po ashtu u vërshuan rrugët, u bartën automjetet, e u dëmtuan shtëpi banimi.
E, sot pas tri ditësh nga këto vërshime qyteti i Pejës është më i qetë, por me dhimbjen për humbjen e dy qytetarëve të saj.
Kështu tha zëdhënësi i Komunës së Pejës, Faik Zekaj për Telegrafin, i cili po ashtu shtoi se është formuar edhe Komisioni për Vlerësimin e dëmeve.
Ai tha se ky komisioni sot ka dal në terren për vlerësimin e dëmeve pas vërshimeve.
Zekaj u shpreh se pas vlerësimeve të dëmeve nga ky komision, shpresojnë që shumë shpejt do t’i bëhet kompensimi i dëmeve qytetarëve të prekur nga vërshimet.
“Prej vërshimeve situata sot është e qetë, por mërzia nga humbja e viktimave ende s’na është heq. Është formuar Komisioni për vlerësimin e dëmeve, dhe sot kanë dal në terren. Si dhe kemi marr dhe ndihmë nga komunat përreth. Këto dëme zakonisht Qeveria e Kosovës i paguan. Kemi marr zotim që do të kryhen shumë shpejt, pas marrjes së vlerësimeve nga dëmet pas vërshimeve. Po shpresojmë që do të kryhen shpejt, pasi morëm zotim”, ka thënë Zekaj.
Ndërsa, drejtori ekzekutiv i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi, në një prononcim për Telegrafin tha se që nga dita e parë kanë qenë në kontakt me kryetarin si dhe drejtorët e Komunës së Pejës.
“Kemi qenë në kontakt që nga dita e parë me kryetarin e drejtorët e komunave në Pejë. Jemi interesuar për gjendjen, por edhe ju kemi shpreh ngushëllime për humbjen e dy jetëve”, tha Ibrahimi.
Ai po ashtu ka kritikuar Qeverinë e Kosovës për moskompensimin e qytetarëve nga vërshimet që ndodhën në fillim të këtij viti.
Ibrahimi po ashtu ka kërkuar që të krijohet Fondi Emergjent për komunat, në mënyrë që qytetarët e prekur nga fatkeqësitë natyrore të kompensohen më shpejt.
“Si ASK kemi kërkuar dhe më përpara, por kërkojmë me ngulm në emër të të gjithë kryetarëve që Fondi emergjent për komuna të krijohet sa më shpejt që është e mundur. Është e pamundur që komunat e Republikës së Kosovës me kapacitete financiare ekzistuese t’i mbulojnë këto dëme të cilat po shkaktohen nga fenomenet natyrore. Më duhet të theksojë që ende që nga janari dëmet e shkaktuara nga vërshimet në komunën e Istogut, Skenderaj, etj nuk janë kompensuar. E kjo po vjen si shkak i burokracisë i paraparë me legjislacionin në fuqi”, u shpreh ai.
Ibrahimi po ashtu tha se “është e palogjikshme që institucioni shtetëror mos t’i kushtojë rëndësi institucionit tjetër shtetëror, siç është komuna. Nëse komuna dhe kuvendi komunal marrin vendim për listën finale të qytetarëve të prekur nga vërshimet, nuk e di pse kanë nevojë institucionet tjera t’i verifikojnë këto shënime.
A është çështje mosbesimi, apo ku është problemi? Paramendojeni sa kohë merr deri sa të bëhet analiza e situatës dhe vlerësimit të dëmeve në nivel lokal. Të gjitha ato shënime duhet verifikuar nga komuna dhe njëherë, të miratohen si listë në Kuvendin komunalë, pastaj ato lista të dërgohen në Agjencionin e Emergjencave në nivel qendrorë, pastaj të shkojnë në Komisionin Vlerësues qeveritar.
Paramendojeni në Kuvendin e Asociacionit që e patëm, kryetari i Komunës së Rahovecit theksoi që ende bujqit nuk janë kompensuar nga vërshimet e vitit të kaluar. Kjo sinqerisht është e palogjikshme dhe një anomali. Prandaj bëjmë thirrje që Fondi Emergjentë për komuna të krijohet në mënyrë që mjetet të barten në nivel lokal dhe nëse nuk kemi dëme nga vërshimet ose nga ndonjë fenomen tjetër, normal që qeveria t’i merr ato mjete, ama jo me vepru kështu me muaj të tërë që mos t’ua kompensojnë dëmet qytetarëve”, ka thënë Ibrahimi.
Ndryshe, Komuna e Pejës përmes një reagimi publik ka kërkuar nga qytetarët të kufizojnë lëvizjet me vetura gjatë ditës së sotme.
Në njoftim thuhet se pas vërshimeve që kanë ndodhur ditën e shtunë, rrugët kanë mbetur të mbuluara nga balta, andaj sot do të bëhet pastrimi i tyre.
“Të nderur qytetarë të Komunës së Pejës, kërkojmë nga ju që ditën e martë më datë 27.06.2023, maksimalisht t’i kufizoni lëvizjet me vetura nëpër rrugët e qytetit të Pejës. Pas vërshimeve të ndodhura para 2 ditësh, rrugët në qytet kanë mbetur të mbuluara nga balta dhe zhavorri”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëZeqiri reagon pas shkarkimit: “Puç” i përgatitur prej kohësh
Babai i Hashim Thaçit flet pas takimit me djalin në Hagë
Thaçit i shkojnë për vizitë në Hagë prindërit e tij
Forca Detare shqiptare dërgon anijen e dytë në operacionet e NATO-s
Qëlloi me armë të bijën dhe më pas vrau veten, si ndodhi ngjarja e rëndë në Lushnjë
Shkarkohet kryetari i sindikatës së Policisë së Kosovës
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Gjithçka çfarë ndodhi në meçin e shekullit mes Oleksandr Usyk dhe Tyson Fuyt, ku ukrainasi u shpall kampion i padiskutueshëm
Gjithçka gati - Fury dhe Usyk futen në ring
Oleksandr Usyk shpallet kampion i padiskutueshëm i peshave të rënda në boks
"Unë nuk do të ulem këtu të qaj dhe të kërkoj justifikime" - Tyson Fury flet pas humbjes
Arratisja e Enver Sekiraqes, flet avokatja e tij
Arratiset Enver Sekiraqa, policia ka informuar të gjitha vendkalimet kufitare