LAJMI I FUNDIT:

Shpallet gjendje krize në Dellçevë dhe Kriva Pallankë

Shpallet gjendje krize në Dellçevë dhe Kriva Pallankë

Në Komunën e Dellçevës dhe Kriva Pallankës është shpallur gjendje e krizës. Vendimi është marrë në seancën e sotme të Qeverisë, ndërsa arsyeja e shpalljes së gjendjes së krizës është vërshimet dhe ballafaqimi me vërshimet dhe pasojat e tyre.

“Si pasojë e stuhisë në komunën e Dellçevës ka pasur dëmtime të infrastrukturës rrugore dhe disa rrëshqitje të mëdha të dheut, sanimi i të cilave kërkon zgjidhje afatgjata që kërkojnë ndihmë shtetërore”, theksuan nga Komuna e Dellçevës.


Paraprakisht, shërbimet komunale kanë dorëzuar informacion në Qeveri, ndërsa pas shpalljes së gjendjes së krizës pritet ndihma e nevojshme./Telegrafi/