LAJMI I FUNDIT:

Rumania me kryeministër të ri – Marcelo Ciolacu do ta udhëheq qeverinë

Rumania me kryeministër të ri – Marcelo Ciolacu do ta udhëheq qeverinë

Në Parlamentin rumun është votuar sot qeveria e kryeministrit të ri rumun, Marcel Ciolacu.

Qeveria e re rumune morri votëbesimin pasi arriti të ruante marrëveshjen për “rotacion” në kreun e qeverisë.


Për besimin e qeverisë votuan 290 deputetë ndërsa 95 kundër, si dhe përfaqësuesit e pakicave në parlament votuan pro qeverisë, raporton reuters.

Social Demokratët e krahut të majtë dhe liberalët e qendrës së djathtë ranë dakord të zëvendësonin kryeministrat kur ata formuan një qeveri të koalicionit të madh në fund të vitit 2021, së bashku me një parti më të re të minoritetit hungarez.

Ndryshimi i qeverisë, i cili u vonua nga një grevë tre-javore nga arsimtarët, ngeci më tej reformat e komplikuara të pagave dhe pensioneve në sektorin publik, të nevojshme për Komisionin Evropian për të vazhduar disbursimin e fondeve.

Ciolacu premtoi të kryejë reforma të ndjeshme politikisht, si dhe t’i japë Rumanisë një zë më aktiv në politikën e jashtme si anëtare e NATO-s dhe Bashkimit Evropian dhe gjithashtu premtoi të rrisë pagën minimale neto në 500 euro deri në fund të mandatit të tij vitin e ardhshëm, dhe deri në fund të vitit 2025, paga mesatare prite të jetë 1000 euro. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Demografia evropiane - cili shtet ka natalitetin më të lartë dhe ku qëndron Kosova?

Demografia evropiane - cili shtet ka natalitetin më të lartë dhe ku qëndron Kosova?

Evropa
“Vuçiq paguan paraprakisht në rast të fitores së Trumpit”, mediat botërore shkruajnë se si dhëndrit të ish-presidentit amerikan iu shit ndërtesa e Shtabit të Ushtrisë Serbe

“Vuçiq paguan paraprakisht në rast të fitores së Trumpit”, mediat botërore shkruajnë se si dhëndrit të ish-presidentit amerikan iu shit ndërtesa e Shtabit të Ushtrisë Serbe

Serbia
Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete

Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete

Botë
Izraeli kryen sulm ajror në Bregun Perëndimor, të paktën një i vdekur

Izraeli kryen sulm ajror në Bregun Perëndimor, të paktën një i vdekur

Azia
Amerikani bleu një magazinë të vjetër për 380 euro - ajo çfarë gjeti në të është një pasuri e vërtetë

Amerikani bleu një magazinë të vjetër për 380 euro - ajo çfarë gjeti në të është një pasuri e vërtetë

Amerika
Hungaria vendos veto ndaj rezolutës së KiE - nuk mbështetet formula e paqes e Ukrainës

Hungaria vendos veto ndaj rezolutës së KiE - nuk mbështetet formula e paqes e Ukrainës

Evropa
Kalo në kategori