LAJMI I FUNDIT:

Cuadrado do të largohet nga Juventusi, dy klube të njohura pas tij

Cuadrado do të largohet nga Juventusi, dy klube të njohura pas tij
(Foto: Getty Images)

Gazzetta dello Sport dhe Sky Sport Italia raportojnë se Juan Cuadrado do të largohet nga Juventusi pasi kontrata e tij do të skadojë më 30 qershor.

Cuadrado njoftoi të martën se bardhezinjtë i ofruan një kontratë për të vazhduar bashkëpunimin, por duket se ai e refuzoi dhe synon të largohet nga klubi.


Fenerbahce që pritet të drejtohet nga italiani Vincenzo Montella, është e interesuar për shërbimet e kolumbianit, por në garë është edhe Sevilla.

Konfirmon Cuadrado: Juventusi më ka ofruar kontratë të re
Lexo po ashtu Konfirmon Cuadrado: Juventusi më ka ofruar kontratë të re

Cuadrado është 35 vjeç dhe fillimisht erdhi në Juve si huazim nga Chelsea në vitin 2015.

Ai u ble nga Zonja e Vjetër një vit pas, duke nënshkruar një kontratë trevjeçare me vlerë 5 milionë euro.

Anësori shënoi 26 gola në 314 paraqitje për Juventusin, ku fitoi pesë tituj kampion italian, katër Kupa dhe dy Superkupa. /Telegrafi/