LAJMI I FUNDIT:

Putin: Kundërofensiva e Ukrainës ka filluar

Putin: Kundërofensiva e Ukrainës ka filluar

Presidenti rus Vladimir Putin tha në një konferencë në Soçi të premten se Ukraina kishte filluar kundërofensivën e pritshme kundër forcave ruse, por që sipas tij pa sukses.

Në pamjet e postuara në Telegram, ai dëgjohet duke thënë:


“Ofensiva e Forcave të Armatosura të Ukrainës ka filluar. Këtë e dëshmon përdorimi i rezervave strategjike”, tha ai, raporton The Guardian, përcjell Telegrafi.

Ai pretendon se trupat ukrainase nuk i arritën qëllimet e tyre në asnjë sektor.

Deklaratat e tij nuk janë verifikuar në mënyrë të pavarur.

Në anën tjetër ka zëra se Ukraina ka nisur sulme në Bakhmut dhe në rajonin jugor të Zaporizhia-s. /Telegrafi/