LAJMI I FUNDIT:

Jetmir Topalli nderon ftesën e Alain Giresses – gol dhe asistim për Istanbulsporin

Jetmir Topalli nderon ftesën e Alain Giresses – gol dhe asistim për Istanbulsporin

Jetmir Topalli kishte marr ftesë para disa ditësh nga Alain Giresse për ndeshjet e Kosovës që i zhvillon në muajin qershor.

Kjo ftesë duket se e ka trimëruar sulmuesin anësor që po shkëlqen në përballje ndaj Umraniyespor.


Topalli hapi takimi kur shënoi në minutën e 45-të, pas asistimit të Eduard Rrocës. Sulmuesi ynë mori një top jashtë zonës dhe me disa driblime të bukura shmangi mbrojtësit mysafir për të shënuar për 1-0.

Në minutën e 62-të, ishte radha që Topalli t’ia kthente borxhin Rrocës, duke asistuar në golin e këtij të dytit.

Nëse Istanbulspor merr fitore në këtë takim, atëherë do të sigurojë qëndrimin në elitën e futbollit turk.

Topalli këtë sezon ka pesë gola dhe tre asistime. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Ekipi më i mirë i sezonit 2023/24 në Bundesliga, Granit Xhaka është ylli në mesin e yjeve të tjerë

Ekipi më i mirë i sezonit 2023/24 në Bundesliga, Granit Xhaka është ylli në mesin e yjeve të tjerë

Bundesliga
Mbappe ‘konfirmon’ transferimin te Real Madridi, bleu vilën e legjendës së Los Blancos

Mbappe ‘konfirmon’ transferimin te Real Madridi, bleu vilën e legjendës së Los Blancos

La Liga
Bayern Munich nuk po gjen trajner të ri, deklarata e fundit e Thomas Tuchel bën ‘lëmsh’ ambientin bavarez

Bayern Munich nuk po gjen trajner të ri, deklarata e fundit e Thomas Tuchel bën ‘lëmsh’ ambientin bavarez

Bundesliga
Arsyeja pse Borussia Dortmund njihet si 'BVB' edhe pse nuk ka të bëjë me emrin e klubit

Arsyeja pse Borussia Dortmund njihet si 'BVB' edhe pse nuk ka të bëjë me emrin e klubit

Liga e Kampionëve

"Orari është totalisht i çmendur, kjo që na bëjnë është krim" - Klopp shpërthen ndaj transmetuesve televiziv

Premier League
Wayne Rooney punësohet aty ku askush nuk e priste, pas shkarkimit nga Birminghami

Wayne Rooney punësohet aty ku askush nuk e priste, pas shkarkimit nga Birminghami

Ndërkombëtare
Kalo në kategori