LAJMI I FUNDIT:

Vdes në moshën 62-vjeçare ylli i “Bling Empire”, Anna Shay

Vdes në moshën 62-vjeçare ylli i “Bling Empire”, Anna Shay

Ylli i “Bling Empire”, Anna Shay, vdiq papritur të hënën nga një goditje në tru.

Ajo ishte 62 vjeçare.


“Me dhimbje të thellë ju njoftojmë se Anna Shay, një nënë e dashur, gjyshe, ylli karizmatik dhe rrezja jonë më e ndritshme e diellit, ka ndërruar jetë në moshën 62 vjeçare nga një goditje në tru”, tha familja në një deklaratë për People.

Foto: Getty Images

“Ana na mësoi shumë mësime jete, se si të mos e marrim jetën shumë seriozisht dhe të shijojmë gjërat më të bukura. Ndikimi i saj në jetën tonë do të mungojë përgjithmonë, por nuk do të harrohet kurrë”, përfundon mesazhi i familjes.

Shay ishte pjesë e reality shoë-t të popullarizuar në Netflix që u shfaq premierë në vitin 2021.

Foto: Getty Images

E njëjta ka lënë pas djalin e saj 29-vjeçar, Kenny Kemp.

Deklarata e familjes së saj i referohej edhe nipërve, por identiteti i tyre, së bashku me identitetin e ish-bashkëshortëve, mbetet i panjohur.

Foto: Netflix

E ndjera ishte pjesë edhe shumë projekteve të tjera filmike. /Telegrafi/

Foto: Getty Images