LAJMI I FUNDIT:

Ibrahimovic do t’i thotë lamtumirë Milanit pa mundur të luajë, por ai nuk do ta mbyllë karrierën

Ibrahimovic do t’i thotë lamtumirë Milanit pa mundur të luajë, por ai nuk do ta mbyllë karrierën

Zlatan Ibrahimovic do t’i japë lamtumirën Milanit të tij të dielën, por me shumë gjasa nuk do ta mbyllë karrierën e tij të pasur futbollistike.

Ibrahimovic ishte lënduar pothuajse gjatë gjithë sezonit dhe për këtë ka luajtur vetëm katër ndeshje për Milanin. Ai nuk do të vazhdojë kontratën me kuqezinjtë dhe është thuajse zyrtare, që do të thotë se të dielën do t’i thotë lamtumirë klubit për të cilin ka theksuar shpesh se është i preferuari i tij nga të gjithë ata që ka luajtur.

Milani do të presë të dielën skuadrën e Veronës në xhiron e fundit të Serisë A dhe meqenëse paraqitja në Ligën e Kampionëve tashmë është e siguruar, ndeshja nuk do të ketë rëndësi të tepruar rezultati për kuqezinjtë.


Megjithatë, do të jetë një mundësi ideale për “San Siron” që të përshëndesë heroin e tij, heroin e brezave të tifozëve të Milanit, me duartrokitje.

Ibrahimovic do t’i thotë lamtumirë San Siros në mënyrë të trishtuar. Duke qenë se ai është i lënduar, ai nuk mund të marrë duartrokitje në fushë, por tifozët e Milanit do ta përshëndesin me duartrokitje të forta teksa prezantohet emri i tij.

Ronaldo, Messi, Romario – kush janë golashënuesit më të mirë në historinë e futbollit?
Lexo po ashtu Ronaldo, Messi, Romario – kush janë golashënuesit më të mirë në historinë e futbollit?

Mirëpo, siç raporton gazeta më e njohur italiane Gazzetta dello Sport, Ibrahimovic nuk po e mbyll karrierën e tij. Përkundrazi, ai dëshiron të vazhdojë të luajë futboll.

“Unë mendoj se kam ende gjëra për t’i dhënë futbollit dhe nuk mendoj të heq dorë nga ai. Mendoj se duhet të vazhdoj të luaj, por duhet të gjej ekuilibrin, ashtu si në jetë. Pa ekuilibër dhe stabilitet, ju jeni një bombë dhe bombat shpërthejnë”, ka thënë ai.

Nuk dihet se ku mund ta vazhdojë karrierën. Prej kohësh përmendej Monza, e cila drejtohet në Serinë A nga dyshja e ish-miqve të tij nga Milani, Silvio Berlusconi dhe Adriano Galliani.

Leao zbuloi se si Ibrahimovic qeshi kur i tregoi që bën muzikë – suedezi i tha atij të 'përqendrohej në futboll'
Lexo po ashtu Leao zbuloi se si Ibrahimovic qeshi kur i tregoi që bën muzikë – suedezi i tha atij të 'përqendrohej në futboll'

“Ndihem si Superman kur luaj. E kam shtyrë shumë veten vitet e fundit, por koka ime është shumë e fortë”, shtoi Zlatan.

Përveç Monzas, Ibrahimovic me siguri do të ishte një nënshkrim joshëse për klubet në mbarë botën, të cilët do të fitonin shumë popullaritet duke marr një nga sulmuesit më të mirë që bota ka parë ndonjëherë./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Reagon për herë të parë Julian Alvarez pas incidentit me penalltinë, i dërgon mesazh Real Madridit

Reagon për herë të parë Julian Alvarez pas incidentit me penalltinë, i dërgon mesazh Real Madridit

Liga e Kampionëve
Kush do të fitojë Ligën e Kampionëve sipas superkompjuterit Opta?

Kush do të fitojë Ligën e Kampionëve sipas superkompjuterit Opta?

Liga e Kampionëve
Çfarë iu tha shokëve të skuadrës Julian Alvarez për goditjen e penalltisë me dy prekje

Çfarë iu tha shokëve të skuadrës Julian Alvarez për goditjen e penalltisë me dy prekje

Liga e Kampionëve
UEFA del me njoftim se pritet të bëjë një ndryshim shkaku i situatës me Julian Alvarez

UEFA del me njoftim se pritet të bëjë një ndryshim shkaku i situatës me Julian Alvarez

Liga e Kampionëve
Zbulohet se si u mor vendimi se penalltia e Julian Alvarez duhet të anulohet

Zbulohet se si u mor vendimi se penalltia e Julian Alvarez duhet të anulohet

Liga e Kampionëve
UEFA ka lëshuar një deklaratë për polemikën e

UEFA ka lëshuar një deklaratë për polemikën e "goditjes së dyfishtë" të Julian Alvarez

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori