LAJMI I FUNDIT:

Tupac do të bëhet me yll në bulevardin e të famshmëve në Hollywood

Tupac do të bëhet me yll në bulevardin e të famshmëve në Hollywood
(Foto: Getty Images)

Reperi legjendar, Tupac Shakur, më në fund do të bëhet me yll në Hollywood Walk of Fame, më shumë se 26 vjet pas vdekjes së tij.

Ai do të nderohet gjatë një ceremonie të planifikuar për datën 7 qershor, kur do të zbulohet edhe ylli i tij.


Dhoma e Tregtisë në Hollywood konfirmoi për LA Times se reperi do të marrë një nderim pas vdekjes, ndërsa ylli i tij do të jetë i 2.758 në Walk of Fame.

Legjenda e ndjerë e hip-hopit Tupac Shakur do të nderohet me një emër rruge në Kaliforni
Lexo po ashtu Legjenda e ndjerë e hip-hopit Tupac Shakur do të nderohet me një emër rruge në Kaliforni

Tupac ka lindur në New York dhe kishte një ndikim të madh në hip-hop, veçanërisht në skenën e repit të Bregut Perëndimor.

Sekyiwa Shakur, motra e reperit të famshëm, do ta pranojë nderimin në emër të tij dhe ceremonia do të udhëhiqet nga drejtuesi i radios në Los Angeles, Big Boy, derisa regjisori Allen Hughes dhe shkrimtari Jamal Joseph do të mbajnë fjalime.

Tupac Shakur ishte paralajmëruar të jetë i kujdesshëm dy javë para vdekjes së tij
Lexo po ashtu Tupac Shakur ishte paralajmëruar të jetë i kujdesshëm dy javë para vdekjes së tij

Shakur, i cili njihet në skenë si 2Pac, publikoi albumin e tij të parë në vitin 1991 dhe që atëherë ka shijuar suksesin e hiteve të tij duke përfshirë “California Love”, “All Eyez on Me”, “Changes” e “I Ain’t mad at Cha”.

Ai vdiq më 13 shtator 1996, pasi u qëllua katër herë në Las Vegas, në moshën 25 vjeçare. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
'Sheqa' i bashkohet në sezonin e pestë serialit

'Sheqa' i bashkohet në sezonin e pestë serialit "Me Gjylën"

Magazina
Erjola bërtet e frikësuar, çfarë hyri brenda në shtëpinë e BBVA-s?

Erjola bërtet e frikësuar, çfarë hyri brenda në shtëpinë e BBVA-s?

Magazina

"Dhëmbët, flokët e veshët" - Gani Gërmia me ndryshime drastike në pamje

Magazina
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Magazina
Festojnë ditëlindjen në të njëjtën ditë, Arbana Osmani me një dedikim tejet prekës për Eduardin

Festojnë ditëlindjen në të njëjtën ditë, Arbana Osmani me një dedikim tejet prekës për Eduardin

Magazina
Dua Lipa shkëlqen në Met Gala 2024 - mori gjithë vëmendjen me fustanin e veçantë me dantella

Dua Lipa shkëlqen në Met Gala 2024 - mori gjithë vëmendjen me fustanin e veçantë me dantella

Magazina
Kalo në kategori