LAJMI I FUNDIT:

Mourinho flet për të ardhmen e Romës, Dybala dhe historia e Sevillas përpara finales së Ligës së Evropës

Mourinho flet për të ardhmen e Romës, Dybala dhe historia e Sevillas përpara finales së Ligës së Evropës

Jose Mourinho sugjeroi se ai nuk ka pasur kontakte me klubet e tjera mes dyshimeve për të ardhmen e tij në Romë dhe e quajti finalen e tyre në Ligën e Evropës kundër Sevillas diçka historike.

Giallorossët do të përballen me ekipin spanjoll  më 31 maj (nesër) në Puskas Arena në Budapest. Skuadra e portugezit u kualifikua në finale pasi fitoi 1-0 ndaj Bayer Leverkusen në gjysmëfinale, ndërsa Sevilla siguroi një fitore të përgjithshme 3-2 ndaj Juventusit.


Mourinho e udhëhoqi Romën drejt trofeut të parë të madh evropian në Ligën e Konferencës sezonin e kaluar dhe tani dëshiron të përsërisë triumfin në Ligën e Evropës. Pavarësisht kësaj, dyshimet kanë vazhduar të lindin për të ardhmen e tij në kryeqytetin italian.

Fillojnë strategjitë e Jose Mourinhos para finales së Ligës së Evropës - portugezi me plan special kundër Sevillas
Lexo po ashtu Fillojnë strategjitë e Jose Mourinhos para finales së Ligës së Evropës - portugezi me plan special kundër Sevillas

Duke folur në një konferencë për shtyp, Mourinho fillimisht diskutoi se si Roma arriti në finalen e garës së dytë më të madhe për klube në Evropë.

“Ishte një rrugëtim i gjatë, ndryshe nga kundërshtari ynë, sepse ata vijnë nga Liga e Kampionëve”, deklaroi Special One.

“Kemi luajtur 14 ndeshje për të qenë këtu dhe padyshim që e meritojmë. Ne e meritojmë të luajmë këtë finale dhe koha po vjen. Në dy tre ditët e fundit ne kemi punuar për këtë”.

Ai komentoi mbi dominimin historik të Sevillas në Ligën e Evropës dhe çfarë do të thotë kjo për të.

“Unë do të thoja që historia nuk luan, kundërshtari im mendon ndryshe. Ata mendojnë se janë të favorizuar sepse kështu thotë historia, ne e respektojmë këtë. Por, ne jemi në këtë finale që e meritojmë”, vazhdoi ai.

Dybala po bën përpjekjet e fundit që të jetë i gatshëm për finalen e Ligës së Evropës
Lexo po ashtu Dybala po bën përpjekjet e fundit që të jetë i gatshëm për finalen e Ligës së Evropës

“Për ata që të luajnë një finale të Ligës së Evropës është pothuajse normale, për ne është një ngjarje e jashtëzakonshme. Për tifozët e Sevillas, të luash në një finale evropiane është si të luash në Spanjë, për ne është diçka historike”.

Trajneri portugez është pyetur për të ardhmen e tij në kryeqytetin italian.

“Mendoj se nëse ndonjëri prej nesh ka një pyetje të ngjashme me tuajën, duhet ta pyesim Midilibarin sepse ai nuk ka kontratë. Unë fola me dy kapitenët e mi dhe ata më bënë një pyetje të ngjashme me tuajën. Unë iu përgjigja objektivisht”, shtoi portugezi.

“Ata nuk duan që unë të përgjigjem, por ata e dinë se çfarë dua. Është ndryshe nga Interi, sepse nuk kisha nënshkruar me Real Madridin, por gjithçka u bë. Tani nuk kam asgjë, zero kontakte me klubet e tjera. Mendoj për nesër dhe atë që duam të bëjmë, sepse duam të luajmë”, ka potencuar më tej Mourinho.

Totti zbulon me apo pa dashje të ardhmen e Jose Mourinhos
Lexo po ashtu Totti zbulon me apo pa dashje të ardhmen e Jose Mourinhos

Mourinho i krahasoi dy skuadrat përpara finales së Ligës së Evropës.

“Buxheti që ka Sevilla nuk është i njëjtë me Romën. Kemi lojtarë që kanë luajtur në ekipin B vitin e kaluar. Kam pasur më shumë mundësi për të luajtur në kompeticionet evropiane, por Mendilibar është i të njëjtit brez me mua: jemi në nivel”, ka thënë trajneri i Romës.

“Lojtarët janë gjithashtu të njëjtë, lojtarët e Sevillas kanë më shumë përvojë, por ne kemi luajtur së bashku për dy vjet”. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Jurgen Klopp rrugës për rolin shokues pasi që të largohet nga Liverpooli

Jurgen Klopp rrugës për rolin shokues pasi që të largohet nga Liverpooli

Bundesliga
Pep Guardiolas i mungon një ish-lojtar i Man Cityt dhe pendohet për shitjen e tij

Pep Guardiolas i mungon një ish-lojtar i Man Cityt dhe pendohet për shitjen e tij

Premier League
Daniel Sturridge bëhet viral me parashikimet e frikshme të sakta për ndeshjen Bayern Munich-Real Madrid

Daniel Sturridge bëhet viral me parashikimet e frikshme të sakta për ndeshjen Bayern Munich-Real Madrid

Liga e Kampionëve
Tuchel i pamëshirshëm me yllin e Bayernit: Bëri dy gabime në dy golat e pranuar

Tuchel i pamëshirshëm me yllin e Bayernit: Bëri dy gabime në dy golat e pranuar

Bundesliga
Steve McManaman tregon se cili lojtar i Bayernit ishte fajtor për barazimin ndaj Realit

Steve McManaman tregon se cili lojtar i Bayernit ishte fajtor për barazimin ndaj Realit

Liga e Kampionëve
Presidenti i Bayernit shokon të gjithë me trajnerin e ri që do ta marrë drejtimin e klubit: Ai është një ekspert i shkëlqyer

Presidenti i Bayernit shokon të gjithë me trajnerin e ri që do ta marrë drejtimin e klubit: Ai është një ekspert i shkëlqyer

Bundesliga
Kalo në kategori