Vendet e QUINT-it, në 7-vjetorin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese për Manastirin e Deçanit, kanë përsëritur thirrjen e tyre drejtuar Qeverisë së Kosovës, për të zbatuar vendimin e kësaj gjykate për regjistrimin e tokës së këtij manastiri. Këtë herë zbatueshmërinë e këtij vendimi, e kanë lidhur me anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës. Në Kosovë ka vlerësime se vendimi duhet të zbatohet, por edhe qëndrime Kosova po kushtëzohet padrejtësisht me këtë çështje.
Shtatë vjetorin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese për Manastirin e Deçanit e kanë kujtuar shtetet e QUINT-it të shtunën.
Madje pikërisht në këtë ditë, QUINT-i përsëriti thirrjen për Qeverinë që të zbatojë me urgjencë regjistrimin e tokës së Manastirit.
Bile këtë herë, kësaj radhe, Franca, Gjermania, Italia, Mbretëria e Bashkuar, SHBA-ja dhe BE-ja, kanë theksuar se çdo vonesë në zbatimin e vendimit nënkupton pengesë në procesin e anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës.
“Ne jemi të bashkuar në mbështetje të së ardhmes demokratike dhe evropiane të Kosovës. Zbatimi i sundimit të ligjit dhe respektimi i pavarësisë së gjyqësorit janë obligime për të gjitha qeveritë e zgjedhura në mënyrë demokratike dhe parakushte të nevojshme për integrimin e Kosovës në institucionet evropiane dhe euroatlantike, duke përfshirë përparimin e mëtejshëm në aplikimin e Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës. Vonesa e mëtejshme është vetëm një pengesë për këtë përparim”.
Bile për drejtorin e Institutit “Musine Kokulari”, Visar Ymeri një ndërlidhje e tillë vjen për herë të parë nga QUINT-ti, e sipas tij, është koha e fundit që Qeveria t’i respektojë vendimet e Kushtetueses.
“Është hera e parë me sa e di unë që bëhet kjo ndërlidhje në mes të rrugës së Kosovës drejt Këshillit të Evropës dhe këtij vendimi, dhe ka qenë e pritshme për mendimin tim… Për shumë prej gjërave që ne i kemi shtyrë me pretendimin se do ndryshojnë, i kemi parë se ato nuk ndryshojnë përveç se kur bëhen më të këqija, pra e kemi edhe rastin e Asociacionit edhe Dialogun në tërësi e edhe këtë vendim”, ka thënë Ymeri për RTV Dukagjinin.
Nga ana tjetër njohësi i marrëdhënieve ndërkombëtare, Shqiprim Pula, këtë kushtëzim po e konsideron të padrejtë për Kosovën.
“Do të ishte padrejtësi e radhës kundrejt shtetit të Kosovës dhe qytetarëve të saj nëse do të kushtëzohej, anëtarësimi në këto organizata, përmes kërkesave që i bën Serbia parreshturazi, qoftë për themelimin e Asociacionit, qoftë për statusin e kishës serbe ortodokse, prandaj faktori ndërkombëtar këtë nuk do duhej ta pranonte si kushtëzim, ndërkohë që mos të pengohet anëtarësimi i Kosovës në këtë organizatë dhe më pas edhe në organizma tjerë ndërkombëtar”, ka thënë Pula.
Kontesti gjyqësor rreth çështjes se kujt i takojnë 24 hektarë tokë dhe pyll – ndërmarrjeve shoqërore “Apiko” dhe “Iliria” apo Manastirit mesjetar të Deçanit – ka zgjatur 16 vjet.
Më 20 maj 2016, Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka marrë vendim në favor të Manastirit të Deçanit, por ai nuk është zbatuar, ndonëse vendimet e Gjykatës Kushtetuese janë përfundimtare dhe detyruese për të gjitha palët.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Detaje nga projektligji i industrisë së armëve, shteti shqiptar mund të japë prodhimin e armëve me koncesion
Xi Jinping ia uron Siljanovska Davkovës zgjedhjen për presidente
Rivotim në shtatë vendvotime në Maqedoni, sot votojnë të sëmurët dhe të burgosurit
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251