Joe Biden po planifikon të flasë me presidentin e Brazilit, Luiz Inacio Lula da Silva dhe kryeministrin indian, Narendra Modi këtë fundjavë për Ukrainën dhe çështjen “e shenjtë” të sovranitetit dhe integritetit territorial, tha këshilltari amerikan për sigurinë kombëtare, Jake Sullivan.
Lula dhe Modi po marrin pjesë në samitin e G7 në Hiroshima me ftesë të Japonisë, mikpritëse e sivjetme e G7, e cila përfshin gjithashtu SHBA-në, Gjermaninë, Britaninë, Francën, Italinë dhe Kanadanë, raporton skynews.
I pyetur nëse i pari i shtetit amerikan do të bënte presion apo do t’u kërkonte të dy liderëve që të ashpërsonin qasjen e tyre ndaj Kinës dhe Rusisë, Sullivan tha se “unë mendoj se presioni është thjesht fjalë e gabuar. Dua të them, nuk është kështu. Presidenti Biden me këta liderë ka marrëdhënie të thella, si presidentin Lula dhe kryeministrin Modi”.
Në vend të kësaj, Biden do të “kërkonte mundësinë për të folur me të dy për rolin konstruktiv që çdo vend mund të luajë në mbështetjen e elementit më themelor të çdo rezultati, që është sovraniteti dhe integriteti territorial, i cili është i shenjtë në Karta e Kombeve të Bashkuara”, tha Sullivan para gazetarëve në Hiroshima.
Theksojmë se presidenti brazilian dhe kryeministri indian kanë refuzuar t’i vendosin sanksione shtetit rus si dhe kanë folur me admirim për presidentin rus, Vladimir Putin.
Ndryshe, SHBA-ja ka lejuar aleatët të dërgojnë aeroplanë luftarakë F-16 në Ukrainë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëHamasi pranon marrëveshjen e propozuar nga Egjipti dhe Katari për një armëpushim në Gazë
Droni ukrainas hedhë në erë anijen ruse në Krime, pamje nga aksioni
Jordania paralajmëron për "masakër" nëse nuk parandalohet sulmi izraelit në Rafah
Shpërthime në Rafah pas paralajmërimeve për evakuim
Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse
Shtatë të vdekur nga sulmi me dronë ukrainas në Belgorod të Rusisë
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime
Këngëtari i famshëm britanik bën publike lidhjen me bukuroshen shqiptare, Xhoana Xheneti
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull
Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse
Ish-futbollisti që e la karrierën profesioniste për t'u bërë luftëtar në UFC tani po shpartallon kundërshtarët
VAR sinjalizoi për kartonin e kuq "më të keq në histori" në ligën e Francës, ndërsa tifozët thonë 'ne menduam se Liga Premier ishte keq'