LAJMI I FUNDIT:

Shpërthime në Rafah pas paralajmërimeve për evakuim

Shpërthime në Rafah pas paralajmërimeve për evakuim

Raportohet për shpërthime në Rafah të Gazës pas urdhrit të Izraelit për evakuimin e 100 mijë njerëzve.

Forcat e Mbrojtjes Izraelite (IDF) më herët kishin shpërndarë fletushka për paralajmërimin e njerëzve që ishin të strehuar në qytetin jugor të Gazës, se zonat ku ata jetojnë do të sulmohen.


Tani pamjet e shpërndara tregojnë tymin që po ngrihet nga sulmet ajrore në Rafah, shkruan skynews, përcjell Telegrafi.

Ndryshe, së fundmi është paralajmëruar edhe një telefonatë midis presidentit amerikan, Joe Biden, dhe kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu.

Jordania paralajmëron për "masakër" nëse nuk parandalohet sulmi izraelit në Rafah
Lexo po ashtu Jordania paralajmëron për "masakër" nëse nuk parandalohet sulmi izraelit në Rafah

Bëhet e ditur se krerët e shteteve do të diskutojnë pikërisht rreth ofensivës në Rafah.

SHBA-ja ka paralajmëruar pasoja për Izraelin nëse ai ecën përpara me operacionin pa një plan të besueshëm për mbrojtjen e civilëve.

Megjithatë, me sa duket Netanyahu nuk e ka ndërmend të ndalet derisa ta shkatërrojë të gjithë strukturën dhe bastionet e Hamasit. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Rusët tentuan sërish të marrin nën kontroll qytetin CHasiv Yar, edhe kësaj radhe dështuan – artileria ukrainase ishte shumë precize

Rusët tentuan sërish të marrin nën kontroll qytetin CHasiv Yar, edhe kësaj radhe dështuan – artileria ukrainase ishte shumë precize

Evropa
Ukraina realizon një nga sulmet më të mëdha me dronë brenda Rusisë

Ukraina realizon një nga sulmet më të mëdha me dronë brenda Rusisë

Evropa
Hyn në fuqi ligji i ri i Ukrainës për mobilizim

Hyn në fuqi ligji i ri i Ukrainës për mobilizim

Botë
Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete

Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete

Botë
Humb jetën në luftime njëri prej pilotëve më të mirë ukrainas

Humb jetën në luftime njëri prej pilotëve më të mirë ukrainas

Evropa
Kryeministri sllovak mbetet në gjendje të rëndë, ndërsa i dyshuari për atentatin ndaj tij paraqitet në gjykatë

Kryeministri sllovak mbetet në gjendje të rëndë, ndërsa i dyshuari për atentatin ndaj tij paraqitet në gjykatë

Botë
Kalo në kategori