LAJMI I FUNDIT:

Gavi mund të mbetet në stol sezonin e ardhshëm nëse Barcelona realizon planet e transferimeve të verës

Gavi mund të mbetet në stol sezonin e ardhshëm nëse Barcelona realizon planet e transferimeve të verës

Barcelona mund të mos jetë e mbushur me para në dorë, por ata ende po bëjnë plane madhështore për afatin e tyre të transferimeve të verës. Nëse ata arrijnë të kenë sukses me ato plane, mund të shohim që njërin nga lojtarët e tyre kryesorë të shikojë nga bankina për pjesën më të madhe të sezonit.

Blaugranët kanë deklaruar hapur se duan Lionel Messin në skuadër dhe se kapiteni Sergio Busquets do të largohet gjithashtu nga klubi.


Sipas gazetës Mundo Deportivo, Ilkay Gundogan dhe Joshua Kimmich janë objektivat e Barcelonës këtë verë dhe në klub besojnë se mund t’i nënshkruajnë të dy.

Ata theksojnë se me lojtarë si Pedri dhe Frenkie de Jong tashmë në skuadër, ata do të luanin të gjithë në një mesfushë të ngushur me katër lojtarë.

Messi gjithashtu do të kishte katër lojtarë të gatshëm të punonin shumë pa topin për të fituar ndeshjet.

Me sa duket Gavi do të largohej nga ekipi startues, me Robert Lewandowski në krye të sulmit së bashku me Messin. Kjo është pa marrë parasysh si qëndrojnë me formën lojtarë si Ousmane Dembele apo Raphinha.

Puna në favor të Gavit është se këto plane duken ambicioze.

Verën e kaluar, Blaugranët nuk ishin në gjendje të realizonin planet e tyre në ‘merkato’, dhe ka shumë punë për të bërë për të arritur në pikën ku Barcelona mund të sjellë një ose dy nga ata lojtarë, e lëre më të tre. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve

UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit

Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit

Liga e Kampionëve
Pse Jamal Musiala vendosi të mos përfaqësojë Anglinë në nivel të lartë, duke përzgjedhur më pas Gjermaninë

Pse Jamal Musiala vendosi të mos përfaqësojë Anglinë në nivel të lartë, duke përzgjedhur më pas Gjermaninë

Përfaqësueset
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp

Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp

Premier League
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën

Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori