Është e qartë se Rusia nuk ka interes për një zgjidhje paqësore, por ka për qëllim që të minoj të ardhmen evropiane të Ballkanit Perëndimor, thekson i dërguari i qeverisë gjermane për Ballkanin, Manuel Sarrazin për gazetën Welt.
Sarrazin thekson se propaganda pro-ruse po e distancon Serbinë gjithnjë e më shumë nga Evropa.
“Nga njëra anë, dëgjojmë se ndikimi rus, veçanërisht në Mitrovicën Veriore, tani vjen drejtpërdrejt nga Moska, pra jo më përmes palëve të treta. Nga ana tjetër, mund të jetë edhe një justifikim për Qeverinë e Serbisë, sepse ajo mund të thotë: ‘Nuk kemi punë me të, janë rusët’. Është sikurse macja e Schrödingerit: Rusia është atje, por sa shumë apo sa pak, nuk mund ta vërtetosh”, thekson Sarrazin.
“Nuk jam i shqetësuar për miqësinë mes serbëve dhe Gjermanisë në planin ekonomik. Të gjithë në Serbi e dinë se ku do të jetë më mirë vendi në të ardhmen, por disponimi i popullatës dhe politika e jashtme e vendit më shkakton dhimbje koke. Ka kaq shumë propagandë pro-ruse atje që e distancon Serbinë gjithnjë e më shumë nga Evropa”, shton ai.
Vërejtjes së gazetarit se “miqësia me Rusinë mund të përdoret për të hyrë në një pozicion më të mirë negociues”, përfaqësuesi i qeverisë gjermane i përgjigjet se nuk mund të përjashtohet që edhe kjo të bëhet, por thotë se “do të merrja seriozisht çfarë po ndodh në shoqërinë serbe. Këtë e vërej në raportimet në shumë medie të rëndësishme serbe dhe sa shumë të pavërteta po përhapen atje. Në të njëjtën kohë, ka ende mungesë ndjeshmërie për popullin e Ukrainës”.
Siç raportojnë mediet serbe, i dërguari gjerman foli edhe për ndikimin e Kinës, duke vlerësuar se Pekini “e kupton shumë mirë pse Ballkani Perëndimor është i një rëndësie strategjike në Evropë”.
“Gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor janë në mes të Evropës dhe janë shumë pranë nesh në shumë aspekte. Kjo është arsyeja pse ne si qeveri federale jemi kaq të përkushtuar ndaj atij rajoni”, është shprehur Sarazzin.
“Unë jam plotësisht i bindur se Kina nuk është e interesuar në atë rajon për shkak të Ballkanit Perëndimor, por për shkak të pozicionit të saj strategjik dhe perspektivës së saj për anëtarësim në Bashkim Evropian”, përfundon ai. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëTrudeau: Tarifat amerikane në Kanada u ndërprenë për 30 ditë
Çfarë është USAID-i dhe sa qendror është ai për politikën e jashtme të SHBA-së?
Rubio përshëndet masën e Panamasë për të dalë nga plani i infrastrukturës kineze
Rubio, ushtrues detyre i drejtorit të USAID-it
Trump nënshkruan urdhrin për krijimin e fondit të parë sovran të pasurisë amerikane - TikTok mund të jetë blerja e tij e parë
Meksika do të dërgojë 10,000 ushtarë në kufirin amerikan në marrëveshjen e 'pauzimit' të tarifave
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Mbyllet afati kalimtar i janarit në top 5 ligat: Shumë transferimet u zyrtarizuan në fund
Banorët ndjekin klipin - momenti kur Gerta i hodhi për herë të dytë alkool në sy Gjestit
Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
Çfarë është USAID-i dhe sa qendror është ai për politikën e jashtme të SHBA-së?
Rasti i Gjestit, Egla Ceno: Jam e sigurt që do ta nxjerrin Gertën
Rubio përshëndet masën e Panamasë për të dalë nga plani i infrastrukturës kineze