Terapi që relakson trupin dhe mendjen
Ndërsa disa njerëz kanë nevojë për qetësi të plotë për t’u çlodhur dhe për t’u fokusuar, të tjerë dëgjojnë vazhdimisht muzikë, tinguj të caktuar, pëlqejnë të flasin ndërsa bëjnë diçka.
Sipas psikologëve, shumë tinguj mund të kenë një ndikim të fortë në humor, disa mund t’ju relaksojnë, disa mund t’ju bëjnë të qani, të zgjojnë nostalgji, disa mund t’ju prekin, t’ju japin energji dhe motivim shtesë.
Një opsion krejt i ri i zhvilluar nga ekspertët është tingulli i gjelbër, i cili ka aftësinë t’u japë atyre që e dëgjojnë një ndjenjë relaksimi.
Kur e dëgjon, sidomos nëse e bën me sy mbyllur, të krijohet përshtypja sikur po dëgjon një ujëvarë apo sesi dallgët e detit godasin bregun, transmeton Telegrafi.
Zhurma e gjelbër është një variacion i zhurmës së bardhë dhe, sipas ekspertëve, kur e dëgjoni, në fakt dëgjoni të gjitha frekuencat e zërit që veshi i njeriut mund të dallojë.
Ajo që dallon një tingull nga një tjetër është niveli i volumit për sa i përket shpërndarjes së energjisë në frekuenca të ndryshme. Në rastin e tingullit të gjelbër, ka më shumë fuqi në rastin e frekuencave të ulëta, në nivelin 500 herc, kështu që tingulli i gjelbër është më pak i fortë se tingulli i bardhë.
Tingulli i gjelbër në fakt të kujton shumë tinguj në natyrë, si shiu i madh, dallgët e detit apo ujëvarat, ndaj quhet tingull i gjelbër për shkak të kësaj lidhjeje me natyrën.
Si ju ndihmon tingulli i gjelbër të relaksoheni?
Në një studim të botuar në vitin 1994, të kryer nga studiues nga Universiteti Mbretëror i Belfast-it, rezultatet treguan se foshnjat në stomakun e nënave të tyre në javën e 19-të të shtatzënisë reaguan ndaj tingujve me frekuencë të ulët, rreth nivelit 500 hertz, e njëjta frekuencë si tingulli i gjelbër. Specialistët besojnë se kur e dëgjojmë këtë zhurmë, në mënyrë të pandërgjegjshme e lidhim atë me jetën në mitër, e cila nga ana tjetër siguron një gjendje paqeje, qetësie dhe sigurie.
/Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëShitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251
Më të lexuarat
Shpërthejnë komentet negative, menjëherë pas eliminimit të Meriton Mjekiqit nga gara
Fjalët e para të Toni Kroos pasi luajti ndeshjen e tij të fundit në “Santiago Bernabeu”
Finalja e BBVA 3, Heidi Baci elimohet - Julian Deda vazhdon përpara me Eglën dhe Romeon
Si e menaxhoi Qeveria e Kosovës sulmin kibernetik që erdhi nga Rusia?
Protagonist absolut, statistikat e Granit Xhakës flasin për dominimin e tij - shpallet lojtar i ndeshjes në finale
NYT: Grenelli i kishte propozuar Trumpit ta vizitonte Thaçin në Hagë, por ai refuzoi