LAJMI I FUNDIT:

Barcelona takohet me zyrtarët e La Ligës për të diskutuar planet për rikthimin e Messit

Barcelona takohet me zyrtarët e La Ligës për të diskutuar planet për rikthimin e Messit

Barcelona duket se është e vendosur të bëjë një marrëveshje për të rikthyer Lionel Messin, pavarësisht sa dhimbje koke do t’i shkaktojë këtë verë.

Sipas mediumit El Chiringuito, zyrtarët e La Ligës dhe Barcelonës hëngrën së bashku në një restorant në Madrid ndërsa diskutuan një mënyrë të mundshme për ta rikthyer argjentinasin në Spanjë.


Drejtori i Futbollit Mateu Alemany dhe arkëtari Ferran Olive u takuan me Drejtorin e Përgjithshëm të Korporatës, Javier Gomez, dhe Drejtorin e Përgjithshëm Ekzekutiv, Oscar Mayo, nga La Liga për të diskutuar çështjen në një restorant në Madrid.

Messi shton zërat për rikthimin te Barcelona me veprimin e fundit
Lexo po ashtu Messi shton zërat për rikthimin te Barcelona me veprimin e fundit

Të katër ata kaluan një orë e pesëmbëdhjetë minuta së bashku, me dy përfaqësuesit e La Ligës që u larguan më pas. Alemany dhe Olive qëndruan në restorant edhe për dy orë të tjera për të bërë llogaritë.

Alemany e quajti atë ‘një takim jozyrtar’ në daljen e tij nga restoranti. Alemany është përgjegjës për negociatat dhe për t’i bërë numrat të funksionojnë në Barcelonë – puna e tij do të jetë sërish vendimtare këtë verë. Është detyra e tij të paraqesë planin e qëndrueshmërisë në La Liga, i cili do të hapë derën për nënshkrime të mëtejshme nëse pranohet.

Barcelona gati të shesë Raphinhan te Arsenali për të financuar rikthimin e Messit
Lexo po ashtu Barcelona gati të shesë Raphinhan te Arsenali për të financuar rikthimin e Messit

Duket se ka pasur një zbutje të qëndrimeve mes La Ligës dhe Barcelonës në javët e fundit, me presidentin Javier Tebas që deklaroi se do të dëshironte të shihte Messin të rikthehej.

Alemany më vonë do t’i tregonte shtypit se pavarësisht se Messi kaloi disa ditë në Barcelonë gjatë fundjavës së kaluar, klubi nuk kishte qenë në kontakt me të. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Arsenali do të njoftojë

Arsenali do të njoftojë "së shpejti" nënshkrimin e parë të verës pasi mundi Real Madridin për lojtarin

Premier League
Darwin Nunez në prag të thyerjes së rekordit 96-vjeçar pasi shënoi për Uruguain kundër Bolivisë

Darwin Nunez në prag të thyerjes së rekordit 96-vjeçar pasi shënoi për Uruguain kundër Bolivisë

Ndërkombëtare
Superkompjuteri zbulon shanset e secilës kombëtare për të kaluar në çerekfinale, gjysmëfinale dhe finale – parashikon edhe fituesin

Superkompjuteri zbulon shanset e secilës kombëtare për të kaluar në çerekfinale, gjysmëfinale dhe finale – parashikon edhe fituesin

Përfaqësueset

"Isha absolutisht i vdekur" - fjalët e Jude Bellingham pas ndeshjes me Sllovninë shqetësojnë fansat anglez

Përfaqësueset
Tre kombëtare kanë mundur të kapërcejnë rregullin e ri rigoroz të UEFA-s në Euro 2024

Tre kombëtare kanë mundur të kapërcejnë rregullin e ri rigoroz të UEFA-s në Euro 2024

Përfaqësueset
UEFA me dorë të hekurt, FSHF merr dënimin më të madh në Evropian

UEFA me dorë të hekurt, FSHF merr dënimin më të madh në Evropian

Kombëtarja e Shqipërisë
Kalo në kategori