LAJMI I FUNDIT:

Rashiq: Presioni në veri shumë i madh, serbët e Kosovës po keqpërdoren nga një regjim autokratik

Rashiq: Presioni në veri shumë i madh, serbët e Kosovës po keqpërdoren nga një regjim autokratik

Ministri për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë e Kosovës, Nenad Rashiq, pas mbledhjes së ekzekutivit ka mbajtur një konferencë për media, ndërsa ka folur për zgjedhjet në veri të vendit duke thënë se serbët në Kosovë po keqpërdoren nga një regjimi autokrat për të arritur qëllimet e veta, duke aluduar kështu në qeverinë e Beogradit.

Rashiq në konferencën e përbashkët me zëvendëskryeministren Emilja Rexhepi tha se asnjë sistem demokratik nuk do të dëshironte një përqindje aq të vogël të pjesëmarrjes në zgjedhje, që u mbajtën më 23 prill në katër komunat në veri të vendit.


“…Kjo që ka ndodhë në fundjavë është një zgjidhje e përkohshme, sepse asnjë sistem nuk preferon një përqindje aq të vogël, që 2-3-4 për qind që të votohet në një proces i quajtur demokratik, por është një planifikim apo vazhdimësi e keqpërdorimit të serbëve në Kosovë nga ana e një regjimi autokrat që i përdor serbët si mjet për të arritur qëllimet e veta…”, është shprehur ministri Rashiq.

Kreu që udhëheq me dikasterin për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë e Kosovës tha se presioni në atë pjesë të vendit është shumë i madh.

Ai tha se është i gatshëm t’i takojë të gjithë ata që duan bashkëpunim.

Ministri Rashiq tha më tej se serbët e Kosovës humbasin më së shumti në rast se nuk zbatohet marrëveshja e Ohrit e arritur kohë më parë ndërmjet Kosovës dhe Serbisë për normalizimin e raporteve.

Në trend Lajme

Më shumë
QUINT-i dhe BE-ja reaguan për moslejimin e vizitës së tij, Musliu publikon deklaratën e partiarkut serb ku dezinformon rreth Kosovës

QUINT-i dhe BE-ja reaguan për moslejimin e vizitës së tij, Musliu publikon deklaratën e partiarkut serb ku dezinformon rreth Kosovës

Lajme
Bislimi e cilëson të dështuar takimin për dinarin në Bruksel

Bislimi e cilëson të dështuar takimin për dinarin në Bruksel

Lajme
Nënsekretarja amerikane në Beograd, thekson rëndësinë e përparimit drejt normalizimit të marrëdhënieve Kosovë – Serbi

Nënsekretarja amerikane në Beograd, thekson rëndësinë e përparimit drejt normalizimit të marrëdhënieve Kosovë – Serbi

Lajme
PDK i hap rrugë kalimit të marrëveshjeve ndërkombëtare, zotohet se do t’i votojë në Kuvend

PDK i hap rrugë kalimit të marrëveshjeve ndërkombëtare, zotohet se do t’i votojë në Kuvend

Lajme
Aksident me vdekje në Rrugën e Kombit, arrestohet 27-vjeçari nga Prishtina

Aksident me vdekje në Rrugën e Kombit, arrestohet 27-vjeçari nga Prishtina

Lajme
Ministria e Jashtme e Shqipërisë thërret ambasadorin serb, kërkohen sqarime për deklaratat e Vulinit

Ministria e Jashtme e Shqipërisë thërret ambasadorin serb, kërkohen sqarime për deklaratat e Vulinit

Lajme
Kalo në kategori