LAJMI I FUNDIT:

Inter – Juventus, formacionet e mundshme të gjysmëfinales se Kupës së Italisë

Inter – Juventus, formacionet e mundshme të gjysmëfinales se Kupës së Italisë

Trajneri i Juventusit , Massimiliano Allegri mund të përdorë një formacion 3-5-2 pa asnjë qendërsulmues klasik kundër Interit, ndërsa Simone Inzaghi nuk pritet të bëjë shumë ndryshime, përvese Edin Dzeko shihet si favorit ndaj Romelu Lukakut.

Interi është gati ta pres Juventusin nga ora 21:00 në ndeshjen e dytë gjysmëfinale të Kupës së Italisë, me takimin e parë në Torino që përfundoi me barazim 1-1.


Nerazzurrët duhet të përballen pa të dëmtuarin Milan Skriniar, por Lukaku është i disponueshëm pasi FIGC hoqi ndalimin e tij në një ‘deklaratë kundër racizmit’.

Belgu, golashënuesi i dy golave ​​kundër Empolit të dielën, pritet ta nis ndeshjen nga bankina, me Dzekon dhe Lautaro Martinez në krye të sulmit.

Juventusit i mungojnë opsionet në sulm, pasi ka të lënduar dyshen Dusan Vlahovic dhe Moise Kean.

Federico Chiesa dhe Angel Di Maria pritet të startojnë në sulm me formacionin 3-5-2 pa qendërsulmues klasik. Në këtë rast, Arek Milik do ta niste ndeshjen nga stoli.

Leonardo Bonucci pritet të kthehet në formacionin titullar, ndërsa Fabio Miretti është favorit ndaj Nicolo Fagiolit në mes të fushës.

Te Interi nga minua e parë pritet të luajnë emra si Alessandro Bastoni, Nicolo Barella dhe Hakan Calhanoglu.

Formacionet e mundshme

Inter (3-5-2): Onana; Darmian, Acerbi, Bastoni; Dumfries, Barella, Calhanoglu, Mkhitaryan, Dimarco; Lautaro, Dzeko;

Juventus (3-5-2): Perin; Bremer, Bonucci, Danilo; De Sciglio, Rabiot, Locatelli, Miretti, Kostic; Di Maria, Chiesa;

/Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Qysh nga raundi i parë u vërejt se diçka nuk shkon me Tyson Furyn - tani publikohen pamjet

Qysh nga raundi i parë u vërejt se diçka nuk shkon me Tyson Furyn - tani publikohen pamjet

Boks

"Askush nuk donte të fliste me mua te Barcelona, ​​vetëm Eric Abidal” - ylli i ri francez tregon vuajtjet te gjiganti i La Ligas

La Liga
Van Dijk dhe Alexander-Arnold qajnë për largimin e Kloppit nga Liverpooli

Van Dijk dhe Alexander-Arnold qajnë për largimin e Kloppit nga Liverpooli

Premier League
Tyson Fury i bëri një premtim befasues Oleksandr Usykut me të përfunduar dueli

Tyson Fury i bëri një premtim befasues Oleksandr Usykut me të përfunduar dueli

Boks
Vëllain e Kylian Mbappes e pyesin tifozët

Vëllain e Kylian Mbappes e pyesin tifozët "a do transferohesh te Real Madridi?" - francezi i talentuar i lë të shtangur

La Liga
Deklaratë sa rrënqethëse, aq shokuese e Usyk për babain e tij që e bëri të qajë

Deklaratë sa rrënqethëse, aq shokuese e Usyk për babain e tij që e bëri të qajë

Boks
Kalo në kategori