LAJMI I FUNDIT:

Sevilla nokauton Manchester Unitedin, fitore bindëse dhe kalim në gjysmëfinale

Sevilla nokauton Manchester Unitedin, fitore bindëse dhe kalim në gjysmëfinale

Sevilla ka shënuar fitore ndaj Man Utd me rezultat 3-0 në kuadër të çerekfinales së dytë të Ligës së Evropës.

Përballja e parë mes këtyre dy skuadrave ishte mbyllur 2-2.


Ndeshja nisi me gol, ku protagonist për të keq ishte Harry Maguire. Ai gaboi në pasim dhe topi erdhi te El Nasyri që shënoi për 1-0.

Pjesa e parë solli gjithçka, por jo gola të tjerë.

Me të filluar pjesa e dytë Sevilla shënoi për 2-0, me autor të golit Loic Bade.

Në minutën e 81-të u mbyll çdo dilemë, kur En Nesyri shënoi për 3-0.

https://twitter.com/MountakhabOf/status/1649152220921753602

Sevilla kalon tutje me rezultat të përgjithshëm 5-2. /Telegrafi/