LAJMI I FUNDIT:

COVID-Amnistia: Nga burgu i ”Shuto Orizares” lirohen 45 të burgosur

COVID-Amnistia: Nga burgu i ”Shuto Orizares” lirohen 45 të burgosur
Foto: Ilustrim

Qytetarët që në kohë të pandemisë nuk kishin respektuar rregullat për mbrojtje nga COVID-19 dhe nuk i kishin paguar dënimet nga gjykata, kanë përfunduar vuajtjen e dënimit me burg.

Drejtori i Burgut të Shutkës, Filip Andov, në intervistën për “Makfaks” ka thënë se janë liruar 45 persona, të cilëve Gjykata Penale, dënimin me burg ua ka zëvendësuar me dënim me kusht.

“Në burg i mblodhëm të gjithë, nga Qyteti i Shkupit dhe nga I gjithë vendi. Kush kishte të paguajë – po, kush nuk kishte I vuante ato ditë të llogaritura si dënim me burg”, tha Filip Andov, drejtori i burgut të Shutkës.


87 të burgosur kanë qëndruar në burg, të dënuar për shkak mosrespektimit të orës policore gjatë pandemisë. Drejtori i Burgut të Shutkës, sic percjell KlanM intervistën për “Makfaks”, bëri thirrje që nëse dikush ka akte reference, t`i drejtohen Gjykatës Penale, ku duhet t`u shqiptohet dënimi me kusht.

Në fund të marsit, Presidenti Stevo Pendarovski, nënshkroi dekretin e Ligjit të miratuar për amnisti, me të cilin nuk do të dënohen qytetarët që duhet të vuajnë dënimin me burg dhe nuk mund t`i paguajnë sanksionet.

Deri në fund të Qershorit 2022 ishin dënuar 1.223 persona me dënime në të holla prej 2.000 eurove. Dënimin nuk e paguan 280 persona kurse dënimi u zëvendësua me burgim.