Sasho Mijallkov i shpëtoi burgut, zyrtarisht u vjetërsua vepra e tij në rastin “Titanik 2”
10 vjet pas kryerjes së veprës penale që ka të bëje me parregullsitë zgjedhore, Sasho Mijalkov sot arriti t’i shpëtojë dënimit. Kjo për shkak të paaftësisë së gjyqësorit vendas për t’i dhënë rastit epilog brenda afatit ligjor. Por, si dështuan institucionet vendase për të vendosur prapa grilave dikë që sipas gjykatës së shkallës së parë, kishte ndikuar në tjetërsim të rezultatit zgjedhor?
Nga ngritja e aktakuzës fillestare për këtë lëndë nga ish-Prokuroria Speciale deri sot kanë kaluar 7 vite e dy muaj. Rikujtojmë që asokohe përmes një konference për shtyp prokurorja Fatime Fetai deklaroi se kishte dyshime që në vitin 2012, funksionarë të lartë të qeverisë së atëhershme, anëtarë të Komitetit të VMRO-së, ish-anëtarët e KShZ-së, anëtarë të Komisionit Zgjedhor të komunës së Çairit, gjykatës dhe noterë kishin krijuar një grup që ka pasur për qëllim të kryerje të vepra penale kundër zgjedhjeve dhe votës.
Sot që flasim, edhe pas 7 vitesh – të gjithë këta të akuzuar po shijojnë lirinë.
Në këtë lëndë Mijallkov fillimisht u dënua me 3 vite burg më 8 mars të vitit 2019, dhjetë muaj më vonë, Apeli e „shpëtoi” duke e kthyer lëndën në rigjykim. Aktgjykimi i dytë u shqiptua më 23 janar të vitit 2023 me të cilën Mijallkovit iu ul dënimi në 2 vjet burg – që në fund, të shpëtojë pa mbajtur as edhe 1 ditë burg për shkak të vjetërsimit të veprës sot.
Për dallim nga të akuzuarit tjerë, Mijallkov ndiqej për “pranim të dhuratës për ndikim të kundërligjshëm”, vepër kjo që dënohet deri në 5 vjet burg, që do të thotë se deri në vjetërsim absolut vjen 10 vite pas kryerjes së veprës.
Më 13 prill në Gjykatën e Apelit vazhdon gjykimi për të akuzuarit tjerë në këtë lëndë, përkatësisht Menduh Thaçin, Bedredin Ibraimin, Aneta Stefanovska, Vllatko Sajkovski dhe Sasho Sërcev. Në këtë seancë i ftuar është edhe Mijallkov, por në aspektin juridik, pjesëmarrja e tij në këtë seancë s’do të thotë asgjë fare.
Kjo nuk është lënda e vetme në të cilën vendimet gjyqësore për Mijallkov janë të diskutueshme. Në fund të vitit të kaluar, Apeli i shfuqizoi Mijallkovit aktgjykimin e shkallës së parë për “Target-Fortesa” ku u dënua me 12 vite burg. Kështu, u hap mundësia reale që ai të shpëtojë nga burgu edhe për këtë lëndë, pasi në fillim të vitit 2025 vepra i vjetërsohet ndërsa për miratimin e aktgjykimit të shkallës së parë, u deshën më shumë se tre vjet.
Pak muaj më herët, Apeli shpëtoi Mijallkovin nga dënimi prej 8 vjet burg edhe për rastin “Thesari” ndërsa në rastin “Tortura” u lirua nga akuza kurse për “Parcelat në Vodno” mori dënim me kusht. Ai aktualisht po mban dënim me burg në Strugë për rastin “Perandoria” ku vetë kishte pranuar fajin. /Alsat/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Shtatë të lënduar nga aksidenti i mbrëmshëm në hyrje të Qendrës Klinike në Shkup
Takimi Kurti-Allen, kryeministri shpreh shqetësimin për kërcënimet nga Serbia dhe lënien në liri të Radoiçiqit
Andonovski: Nuk do të luhet më futboll nëpër ministri, institucionet e udhëhequra nga BDI janë në prag të kolapsit
Nënsekretarja amerikane pas takimit me Kurtin: Kosova i takon BE-së dhe NATO-s
Shkarkohet kryetari i sindikatës së Policisë së Kosovës
Diskriminimi i banorëve shqiptarë në Graçanicë, Avokati i Popullit: Rasti është në procedurë të hetimit
Arratiset Enver Sekiraqa, policia ka informuar të gjitha vendkalimet kufitare
Allen përmend Asociacionin, e ndërlidh me rrugëtimin euroatlantik të Kosovës
Flet shqiptari që vrau gruan: Nuk pendohem, hante me paratë e mia dhe më tradhtonte
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Gjithçka çfarë ndodhi në meçin e shekullit mes Oleksandr Usyk dhe Tyson Fuyt, ku ukrainasi u shpall kampion i padiskutueshëm
Gjithçka gati - Fury dhe Usyk futen në ring
Oleksandr Usyk shpallet kampion i padiskutueshëm i peshave të rënda në boks
"Unë nuk do të ulem këtu të qaj dhe të kërkoj justifikime" - Tyson Fury flet pas humbjes
Arratisja e Enver Sekiraqes, flet avokatja e tij
Arratiset Enver Sekiraqa, policia ka informuar të gjitha vendkalimet kufitare