LAJMI I FUNDIT:

Milani nuk do ta aktivizojë klauzolën për blerjen e Sergino Dest

Milani nuk do ta aktivizojë klauzolën për blerjen e Sergino Dest

Sergino Dest u bashkua me Milanin gjatë afatit kalimtar të verës si huazim nga Barcelona.

Kampioni në fuqii i Italisë e mori mbrojtësin amerikan si një transferim të madh, por Dest nuk ka arritur të lë gjurmë me fanellën kuqezi.


Përkundër se kanë opsionin e blerjes për 20 milionë euro në fund të sezonit, Rossonerët nuk do ta shfrytëzojnë atë dhe Dest pritet të rikthehet te Barcelona.

22-vjeçari nuk i ka arritur pritshmëritë në San Siro dhe trajneri Stefano Pioli ka mbetur i zhgënjyer nga paraqitja e tij.

Reprezentuesi amerikan ka zhvilluar vetëm 14 ndeshje në total në të gjitha garat, ku nuk ka shënuar asnjë gol dhe nuk ka bërë asnjë asistim.

Barcelona ka frikë se Milani do ta kthejë Destin në "Camp Nou"
Lexo po ashtu Barcelona ka frikë se Milani do ta kthejë Destin në "Camp Nou"

“AC Milan nuk do ta aktivizojë opsionin për të blerë Sergino Dest për 20 milionë euro nga Barcelona. Lojtari pritet të rikthehet në Camp Nou pas përfundimit të sezonit në Serie A”, ka deklaruar gazetari Nicolo Schira.

Dest nuk është as në planet e Barcelonës dhe ai qysh tani duhet të mendojë për të gjetur një skuadër të re për edicionin e ri. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë

"Mjekët më thanë se së shpejti do të vdes", Ish-portieri gjerman tregon sëmundjen e rëndë me të cilën po përballet

Bundesliga
Tre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë

Tre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë

La Liga
Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Ndërkombëtare
Rekordi i zi që Manchester United e ka thyer pas humbjes së thellë ndaj Crystal Palace

Rekordi i zi që Manchester United e ka thyer pas humbjes së thellë ndaj Crystal Palace

Premier League
Po e kërkon e gjitha Evropa, sensacioni i River Plates ka vendosur të luajë për Real Madridin

Po e kërkon e gjitha Evropa, sensacioni i River Plates ka vendosur të luajë për Real Madridin

La Liga
Pas 22 vitesh klubi i njohur kthehet në Ligën Premier – fituesit e titullit dhe një trofeu evropian tani janë në elitën e futbollit anglez

Pas 22 vitesh klubi i njohur kthehet në Ligën Premier – fituesit e titullit dhe një trofeu evropian tani janë në elitën e futbollit anglez

Premier League
Kalo në kategori