LAJMI I FUNDIT:

Hoxhaj: E rëndësishme që BE-ja dhe SHBA-ja të sigurojnë që Kosova të ketë një perspektivë të qartë të anëtarësimit në NATO

Hoxhaj: E rëndësishme që BE-ja dhe SHBA-ja të sigurojnë që Kosova të ketë një perspektivë të qartë të anëtarësimit në NATO

Ish-i dërguari i Bashkimit Evropian për Kosovën, Wolfgang Ischinger, në një replikë në Twitter, ndaj ish-ministrit të Punëve të Jashtme të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka thënë se NATO do të vazhdojë të ndjekë rrugën e vendosur drejt anëtarësimit të Kosovës në aleancë dhe nuk do të kërkojë pëlqimin e Serbisë për proceset e ardhshme në lidhje me Kosovën. Ndërkohë, Ischinger ka kërkuar mendimin e ish-ministrit Hoxhaj, i cili u përgjigj duke thënë se është e rëndësishme që BE-ja dhe SHBA-ja të sigurojnë që Kosova të ketë një perspektivë të qartë të anëtarësimit në NATO.

Kjo u tha pas kritikave të ish-kryediplomatit kosovar, Petrit Selimi, për kundërshtimin e presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, ndaj anëtarësimit të Kosovës në NATO.


Ischinger, nga ana tjetër, nuk e konsideroi këtë si një rrezik, duke thënë se nuk është në dijeni se NATO do të kërkojë pëlqimin e Serbisë për ndonjë proces apo vendim të ardhshëm ndërmjet Kosovës dhe NATO-s.

Ai gjithashtu kërkoi mendimin e ish-kryediplomatit tjetër kosovar, Enver Hoxhaj, në lidhje me këtë çështje.

Në anën tjetër, ish-zëvendëskryeministri dhe ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka theksuar rëndësinë që ShBA-ja dhe BE-ja ofrojnë një perspektivë të qartë për anëtarësimin e Kosovës në NATO.

“Është e rëndësishme që BE/SHBA të sigurojnë që Kosova të ketë një perspektivë të qartë të anëtarësimit në NATO. PfP [Partneriteti për Paqe] ka “skaduar” pas luftës aktuale Rusi-Ukrainë. Kosova ka nevojë për një plan veprimi për anëtarësim dhe njohje nga 5 vendet e BE-së. Kjo do ta normalizojë Kosovën në Evropë, dhe Evropën në Ballkan”, tha Hoxhaj. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
NYT: Grenelli i kishte propozuar Trumpit ta vizitonte Thaçin në Hagë, por ai refuzoi

NYT: Grenelli i kishte propozuar Trumpit ta vizitonte Thaçin në Hagë, por ai refuzoi

Lajme
Raporti zyrtar: KFOR-i e negocioi largimin e terroristëve nga Banjska

Raporti zyrtar: KFOR-i e negocioi largimin e terroristëve nga Banjska

Siguri
Si e menaxhoi Qeveria e Kosovës sulmin kibernetik që erdhi nga Rusia?

Si e menaxhoi Qeveria e Kosovës sulmin kibernetik që erdhi nga Rusia?

Siguri
Asambleja Parlamentare e NATO-s thirrje për shtim të bashkëpunimit me partnerët demokratikë në Ballkanin Perëndimor

Asambleja Parlamentare e NATO-s thirrje për shtim të bashkëpunimit me partnerët demokratikë në Ballkanin Perëndimor

Siguri
Kush është Enver Sekiraqa i cilësuar si “gangsteri” i Prishtinës?

Kush është Enver Sekiraqa i cilësuar si “gangsteri” i Prishtinës?

Drejtësi
Ministri shqiptar i Mbrojtjes prezanton makinën e parë të blinduar ushtarake “Made in Albania”

Ministri shqiptar i Mbrojtjes prezanton makinën e parë të blinduar ushtarake “Made in Albania”

Lajme
Kalo në kategori