LAJMI I FUNDIT:

Interi kërkon të rikthehet te fitoret ndaj Lecces, formacionet zyrtare

Interi kërkon të rikthehet te fitoret ndaj Lecces, formacionet zyrtare

Interi do të përballet me Leccen në kuadër të xhiros së 25-të në Serie A.

Neroazzurët në këtë takim vijnë pas humbjes 1-0 nga Bologna dhe kërkojnë të rikthehen te fitoret.


Nga ana tjetër edhe mysafirët vijnë në këtë takim pas humbjes 0-1 nga Sassuolo.

Inter synojnë të marrin pikët e plota nga kjo përballje për ta rikthyer pozitën e dytë në kampionat, derisa mysafirët kanë udhëtuar drejt Giuseppe Meazzas për të shkaktuar befasi.

Formacionet zyrtare:

Inter: Onana; Darmian, Acerbi, Bastoni; Dumfries, Barella, Calhanoglu, Mkhitaryan, Gosens; Dzeko, Lautaro.

Lecce: Falcone; Gendrey, Tuia, Umtiti, Pezzella; Gonzalez, Hjulmand, Maleh; Strefezza, Ceesay, Di Francesco.

/Telegrafi/