LAJMI I FUNDIT:

Allegri: Nëse kualifikohemi në Ligën e Kampionëve me -15 pikë, njësoj si t’i fitojmë tre tituj radhazi

Allegri: Nëse kualifikohemi në Ligën e Kampionëve me -15 pikë, njësoj si t’i fitojmë tre tituj radhazi

Juventusi është dënuar me 15 pikë minus, por vazhdojnë të ndjekin një pozitë që i dërgon në Ligën e Kampionëve.

Pas disa rezultateve negative, Zonja e Vjetër është futur në formë të shkëlqyer, duke marrë katër fitore të njëpasnjëshme.

E në xhiron e 25-të, bardhezinjtë përballen në udhëtim me Romën, teksa trajneri Massimiliano Allegri ka thënë se nëse shkojnë në ‘Champions’ me -15 pikë, është sikur të fitojnë tre tituj të kampionit.


“Nëse kualifikohemi në Ligën e Kampionëve sezonin tjetër me një penalizim prej -15 pikësh do të ishte njësoj si të fitonim tre tituj kampionë. Gara për Ligën e Kampionëve është një mision i vështirë, thuajse i pamundur. Duhet të vazhdojmë të mendojmë për objektiva të vegjël”, tha Allegri.

Tutje trajneri italian foli edhe për futbollistët, duke konfirmuar se të gjithë i ka në dispozicion.

“Pogba për momentin është vetëm një zgjidhje shumë e mirë nga banka rezervë. Miretti është gati dhe përveç Milik dhe Kaio Jorge të gjithë janë në dispozicion”, ka thënë trajneri i Juventusit.

Allegri ka folur edhe për kundërshtarin e radhës Romën, duke e vlerësuar lartë sidomos në aspektin defensivë.

“Roma po bën një kampionat shumë të mirë dhe është në garë një për vend në Ligën e Kampionëve. Në shtëpi mendoj që është një nga tre skuadrat e para në Evropë që ka pësuar më pak gola. Ka pësuar vetëm 5 gola në 11 ndeshje”.

“Vjen në këtë sfidë nga katër fitore pa pësuar gol. Do të jetë një ndeshje e bukur në një stadium plot. Duhet të zhvillojmë një ndeshje të mirë”, tha Allegri. /Telegrafi/ 

Në trend Sport

Më shumë
Ilir Daja largohet nga Ballkani, përshëndetet me lojtarët pas ndeshjes me Malishevën

Ilir Daja largohet nga Ballkani, përshëndetet me lojtarët pas ndeshjes me Malishevën

Superliga
U përball me të dy ekipet, trajneri i Valladolidit tregon dallimin mes Real Madridit dhe Barcelonës

U përball me të dy ekipet, trajneri i Valladolidit tregon dallimin mes Real Madridit dhe Barcelonës

La Liga
Rezultatet dhe renditja në Ligën e Parë: Drenica dhe Vëllaznimi në formë, Prishtina e Re fiton derbin

Rezultatet dhe renditja në Ligën e Parë: Drenica dhe Vëllaznimi në formë, Prishtina e Re fiton derbin

Liga e Parë
Ylli i Real Madridit ‘i shkatërruar’ pasi nuk arriti që të largohej nga klubi këtë verë

Ylli i Real Madridit ‘i shkatërruar’ pasi nuk arriti që të largohej nga klubi këtë verë

La Liga
Notat e lojtarëve, Man Utd 0-3 Liverpool: Salah ndeshje pothuajse perfekte

Notat e lojtarëve, Man Utd 0-3 Liverpool: Salah ndeshje pothuajse perfekte

Premier League
Liverpooli shumë i fortë për Manchester Unitedin - dominim, gola dhe fitore e madhe në ‘Old Trafford’

Liverpooli shumë i fortë për Manchester Unitedin - dominim, gola dhe fitore e madhe në ‘Old Trafford’

Premier League
Kalo në kategori