LAJMI I FUNDIT:

Zyra e Prokurorit të Specializuar: Thaçi dyshohet se në Qirez kërcënoi me vrasje një anëtar të delegacionit nga Prishtina

Zyra e Prokurorit të Specializuar: Thaçi dyshohet se në Qirez kërcënoi me vrasje një anëtar të delegacionit nga Prishtina

Zyra e Prokurorit të Specializuar ka publikuar aktakuzën e redaktuar ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi e Jakup Krasniqit.

Në pikën e 46 të aktakuzës, Zyra e Prokurorit të Specializuar pretendon se në shtator të vitit 1998, Hashim Thaçi dhe Rexhep Selimi ishin të pranishëm në në vendin e arrestimit në Qirez dhe në Baicë, ku të arrestuarit u transferuan u rrahën dhe janë marrë në pyetje.

Sipas aktakuzës, ata kishin qenë 13 anëtarë të një delegacioni që kishin shkuar për vizitë humanitare në Qirez.


Sipas aktakuzës, Hashim Thaci dhe Sabit Geci i kishin marrë në pyetje dhe u kishin kërkuar që të hiqni dorë nga LDK, Ibrahim Rugova dhe funksionet e tyre.

Në aktakuzë përshkruhet tutje pretendimi se Sabit Geci në prezencë të Hashim Thaçit, kishte thënë që do të vras një pjesëtar të delegacionit.

Ndërsa, në aktakuzën e Prokurorisë pretendohet se Hashim Thaçi i kishte thënë njërit nga pjesëtarët e delegacionit që edhe po është i lirë tani, mund ta vrasin në Prishtinë.

Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS) më 27 shkurt 2023, e ka dorëzuar një version publik më pak të redaktuar të aktakuzës së ndryshuar në çështjen e ish-krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi.

Në aktakuzën e publikuar janë bërë të ditur edhe emrat e disa nga viktimat që pretendohen se janë vrarë dhe disa të tjerëve që pretendohen se janë zhdukur me forcë në vitin 1998 dhe 1999, raporton Kallxo.

Në trend Lajme

Më shumë
Shkëmbim zjarri mes dy grupeve, policia jep detaje nga vrasja dhe plagosja e pesë personave në Prishtinë

Shkëmbim zjarri mes dy grupeve, policia jep detaje nga vrasja dhe plagosja e pesë personave në Prishtinë

Kronika e Zezë
Punëtorët serbë mblidhen para objektit të ish-komunës paralele në veri të Mitrovicës, kërkojnë rikthimin në punë

Punëtorët serbë mblidhen para objektit të ish-komunës paralele në veri të Mitrovicës, kërkojnë rikthimin në punë

Lajme
Mysafirët nga Serbia e njoftojnë Kurtin: Beogradi po planifikon zhvendosjen e serbëve të Kosovës për në Sanxhak

Mysafirët nga Serbia e njoftojnë Kurtin: Beogradi po planifikon zhvendosjen e serbëve të Kosovës për në Sanxhak

Siguri
Imer Imeri dëshmitari i radhës në gjykimin ndaj Thaçit dhe të tjerëve, ZPS thotë se ai ishte rrëmbyer nga UÇK-ja

Imer Imeri dëshmitari i radhës në gjykimin ndaj Thaçit dhe të tjerëve, ZPS thotë se ai ishte rrëmbyer nga UÇK-ja

Drejtësi
Të shtëna me armë zjarri në Prishtinë, dyshohet për një të vrarë - pesë të plagosur dërgohen në QKUK

Të shtëna me armë zjarri në Prishtinë, dyshohet për një të vrarë - pesë të plagosur dërgohen në QKUK

Kronika e Zezë
Një grua kërcen nga kati i dytë i shtëpisë në Gjakovë, policia e cilëson rastin si shtytje në vetëvrasje

Një grua kërcen nga kati i dytë i shtëpisë në Gjakovë, policia e cilëson rastin si shtytje në vetëvrasje

Kronika e Zezë
Kalo në kategori