LAJMI I FUNDIT:

Për pikën 7 të planit evropian, Mustafa: Le të tregojë Vjosa Osmani a është kjo në harmoni me Kushtetutën?

Për pikën 7 të planit evropian, Mustafa: Le të tregojë Vjosa Osmani a është kjo në harmoni me Kushtetutën?

Ish-kryeministri i Kosovës dhe ish-kreu i LDK-së, Isa Mustafa, ka folur rreth planit evropian për marrëveshjen për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, që u diskutua të hënën në Bruksel mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Mustafa, përmes një postimi në Facebook, tha se presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, shitet si juriste e fortë dhe duhet të tregojë se çka përmban kjo pikë.


“Marrëveshja bazë e pranuar nga Kryeministri Kurti në pikën 7 parasheh një formë të vet-menaxhimit për serbet në Kosovë, sipas përvojave evropiane. Le të tregojë Presidentja Osmani, që vet-shitet si juriste e fortë se a është kjo në harmoni me Kushtetutën; a parasheh Kushtetuta e Kosovës të drejta asimetrike për komunitetet, që serbet të kenë të drejta kolektive të vet-menaxhimit, kurse komunitetet e tjera jo?”, ka pyetur Mustafa

“Menaxhimi përfshin planifikimin, organizimin, personelin, drejtimin (udhëheqjen) dhe kontrollin. Pra kompetenca ekzekutive. Këto i pranoi kryeministri ynë. Asociacioni është diçka tjetër”, ka shkruar Mustafa, transmeton Telegrafi.

Këto janë 11 pikat e propozimit evropian për marrëveshjen Kosovë-Serbi
Lexo po ashtu Këto janë 11 pikat e propozimit evropian për marrëveshjen Kosovë-Serbi

Ndryshe, neni 7 i planit evropian të cilin e ka pranuar kryeministri Kurti, thotë:

“Të dyja palët angazhohen të krijojnë marrëveshje dhe garanci specifike, në përputhje me instrumentet përkatëse të Këshillit të Evropës dhe duke u mbështetur në përvojat ekzistuese evropiane, për të siguruar një nivel të duhur të vetë-menaxhimit për komunitetin serb në Kosovë dhe aftësinë për ofrimin e shërbimeve në fusha specifike, duke përfshirë mundësinë e mbështetjes financiare nga Serbia dhe një kanal të drejtpërdrejtë komunikimi për komunitetin serb me Qeverinë e Kosovës.

Palët do të zyrtarizojnë statusin e Kishës Ortodokse Serbe në Kosovë dhe do të ofrojnë nivel të fortë mbrojtjeje për objektet e trashëgimisë fetare dhe kulturore serbe, në përputhje me modelet ekzistuese evropiane”.

Disa orë pas përfundimit të takimit në Bruksel, Bashkimi Evropian publikoi për herë të parë tekstin e plotë të propozimit të tij për normalizimin e raporteve mes Kosovës dhe Serbisë.

Ky propozim – drafte të të cilit kishin qarkulluar që nga viti i kaluar, kur iu dorëzua palëve – ka 11 nene, që synim kryesor ka të arrihet marrëdhënie normale të fqinjësisë së mirë mes Kosovës dhe Serbisë, mbi bazë të drejtave të barabarta.

Propozimi synon që palët të respektojnë të drejtat sovrane të njëra-tjetrës, pavarësinë, autonominë, sovranitetin, integritetin territorial, të drejtën e vetëvendosjes dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe mosdiskriminimit.

Aty po ashtu parashihet njohja e simboleve dhe dokumenteve relevante, që do të mundësonin qarkullimin e lirë të njerëzve dhe mallrave.

Sa u përket të drejtave të komunitetit serb në Kosovë – që është komunitet joshumicë – propozimi parasheh mbrojtjen e tyre. Po ashtu thuhet se duke pasur për bazë instrumentet e Këshillit Evropian dhe përvojat ekzistuese evropiane, palët do të përkushtohen që ky komunitet të ketë një nivel të përshtatshëm të vetëqeverisjes në Kosovë, si dhe të gëzojë të drejtën e ndihmës financiare nga Serbia.

Po ashtu, me këtë propozim, palët pajtohen që të mos e pengojnë njëra-tjetrën, kur bëhet fjalë për anëtarësimin në organizata ndërkombëtare.

Propozimi evropian thuhet se përfaqëson një hap drejt normalizimit, që pritet të çojë drejt një marrëveshjeje ligjërisht të detyrueshme gjithëpërfshirëse për normalizimin e marrëdhënieve.

Kosova dhe Serbia që nga viti 2011 zhvillojnë negociata për të arritur normalizimin e plotë. Megjithatë, palët kanë pikëpamje të ndryshme sa i përket marrëveshjes përfundimtare. Kosova insiston në njohje reciproke, e Serbia në një zgjidhje kompromisi, pa treguar se për çfarë kompromisi bëhet fjalë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kosova jashtë KiE, Mujanoviq: BE po çon ujë në ‘mullirin’ e Vuçiqit

Kosova jashtë KiE, Mujanoviq: BE po çon ujë në ‘mullirin’ e Vuçiqit

Lajme
Mos futja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, deputeti Schwabe: Gabim i rëndë i Qeverisë gjermane – KiE të mos diktohet nga Trump dhe Grenell

Mos futja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, deputeti Schwabe: Gabim i rëndë i Qeverisë gjermane – KiE të mos diktohet nga Trump dhe Grenell

Lajme
Qytetari që ra viktimë e fajdeve rrëfen për

Qytetari që ra viktimë e fajdeve rrëfen për "hilet" e fajdexhinjve: Nga 10 mijë borxhi shkoi në 50 mijë euro

Sociale
Operacioni i SPAK, RENEA ‘zbarkon’ në vilat e bosëve të krimit, ngjiten me shkallë

Operacioni i SPAK, RENEA ‘zbarkon’ në vilat e bosëve të krimit, ngjiten me shkallë

Lajme
Zgjatet afati i regjistrimit të popullsisë deri më 24 maj në 11 komuna, diaspora deri më 31 gusht

Zgjatet afati i regjistrimit të popullsisë deri më 24 maj në 11 komuna, diaspora deri më 31 gusht

Lajme
Haradinaj: Dështimi i anëtarësimit në KiE i faturohet vetëm Albin Kurtit

Haradinaj: Dështimi i anëtarësimit në KiE i faturohet vetëm Albin Kurtit

Politikë
Kalo në kategori