LAJMI I FUNDIT:

Osmani në OKB: Vuajtjet e njerëzve në Ukrainë doemos duhet të ndalen

Osmani në OKB: Vuajtjet e njerëzve në Ukrainë doemos duhet të ndalen

Ministri i Punëve të Jashtme të RMV-së, Bujar Osmani në rolin e kryesuesit me OKB-në sot mbajti fjalim në Seancën e 11-të Speciale Emergjente të Kuvendit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara (OKB) në New York, ku dënoi ashpër agresionin ushtarak të Federatës Ruse kundër Ukrainës, thuhet në njoftimin e MPJ-së.

Osmnai, thonë nga MPJ, u dërgoi mesazh të gjitha vendeve anëtare të OKB-së për rëndësinë e miratimit të Rezolutës së OKB-së për rivendosjen e paqes dhe mbrojtjen e rendit ndërkombëtar dhe u bëri thirrje të gjitha vendeve anëtare të OKB-së të qëndrojnë në solidaritet me Ukrainën dhe popullin e saj.

“Sot është Ukraina, nesër mund të jetë cilido nga vendet tona që mbështetet në rregullat dhe parimet e së drejtës ndërkombëtare dhe e konsideron Kartën e OKB-së si një garanci të padiskutueshme të pavarësisë, sovranitetit dhe integritetit territorial të vendeve. Federata Ruse ka shkelur këto parime themelore, të cilat ne të gjithë i vlerësojmë dhe për të cilat jemi dakord të gjithë, pavarësisht dallimeve tona”, tha krysuesi i OSBE-së para Kuvendit të Përgjithshëm të OKB-së.


Ai theksoi se është e palejueshme që një shtet të ndryshojë me forcë kufijtë e fqinjit të tij demokratik, të shkatërrojë infrastrukturën e tij dhe të shkaktojë vuajtje të padurueshme për popullatën civile.

“Nuk mund të lejojmë apo pranojmë pushtimin e territoreve me luftë, referendume të organizuara në mënyrë qesharake për territoret e pushtuara. Nuk mund ta pranojmë sundimin me dhunë dhe të lëmë më të fuqishmit të vendosin për fatin e popujve të tjerë”, tha Osmani.

Osmani, thuhet në kumtesën e MPJ-së, tha se Rusia ka zgjedhur anën e gabuar të historisë dhe prandaj shumica e vendeve anëtare kanë pranuar rezolutat e mëparshme të OKB-së që dënojnë invazionin rus në Ukrainë. Nuk ka asnjë arsyetim për sjelljen e Rusisë si anëtare e përhershme e Këshillit të Sigurisë, theksoi Osmani. Përveç nisjes së një lufte agresive kundër Ukrainës, Rusia ka shkaktuar gjithashtu pasiguri energjetike dhe mungesa ushqimore në botë.

Kryesuesi i OSBE-së i përcolli qëndrimet e Maqedonisë së Veriut, e cila udhëhiqet nga parimet e së drejtës ndërkombëtare dhe Karta e OKB-së. Që në fillim, vendi ynë dënoi luftën ruse kundër Ukrainës dhe si shumë anëtarë të OKB-së, mbështeti hetimin e krimeve të mundshme të luftës kundër popullit ukrainas, dhe tani mbështet rivendosjen e paqes dhe mbrojtjen e rendit ndërkombëtar./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Mehmet Loci e pranon se ka ushtruar dhunë ndaj ish të burgosurve politikë

Mehmet Loci e pranon se ka ushtruar dhunë ndaj ish të burgosurve politikë

Lajme
Shala: Arrestimi i Liridon Rexhepit në Turqi, një trillim për prishjen e raporteve të Kosovës me Izraelin

Shala: Arrestimi i Liridon Rexhepit në Turqi, një trillim për prishjen e raporteve të Kosovës me Izraelin

Drejtësi
Kurti: Kosova do të vazhdojë blerjen e pajisjeve ushtarake nga Turqia

Kurti: Kosova do të vazhdojë blerjen e pajisjeve ushtarake nga Turqia

Siguri
“I gjetëm pa organe”, rrëfimi i familjarëve të viktimave në Istog - aktakuza ndaj dy serbëve për krime lufte

“I gjetëm pa organe”, rrëfimi i familjarëve të viktimave në Istog - aktakuza ndaj dy serbëve për krime lufte

Drejtësi
Loci thotë se ka marrë pjesë në bastisjen e shtëpisë së Nimon Krasniqit, s’e pranon që e ka rrahur

Loci thotë se ka marrë pjesë në bastisjen e shtëpisë së Nimon Krasniqit, s’e pranon që e ka rrahur

Lajme
Aziri ndaj

Aziri ndaj "Levicës": Shqiptarët në Kuvend janë të bashkuar ndaj fashizmit tuaj

Politikë
Kalo në kategori