LAJMI I FUNDIT:

Vetëm shtatë muaj më parë Enzo Fernandez ishte pranë kalimit në Ligën Premier për 19 milionë euro, para se Chelsea ta thyente rekordin britanik

Vetëm shtatë muaj më parë Enzo Fernandez ishte pranë kalimit në Ligën Premier për 19 milionë euro, para se Chelsea ta thyente rekordin britanik
(Foto: Twitter/Chelsea FC)

Wolverhampton Wanderers ishte shumë pranë transferimit të Enzo Fernandez për 17 milionë funte (19 milionë euro) – vetëm shtatë muaj para transferimit marramendës te Chelsea.

Futbollisti argjentinas e kompletoi transferimin rekord britanik nga Benfica në Stamford Bridge në ditën e fundit të afatit kalimtar për 107 milionë funte (120 milionë euro).


Blutë e thyen rekordin e mëparshëm prej 100 milionë funtesh (112 milionë euro) të mbajtur nga Manchester City që në vitin 2021 ia pagoi Aston Villa për Jack Grealish.

Megjithatë, Fernandez ka mundur të ishte pjesë e një klubi tjetër anglez në fillim të këtij sezoni për një shumë dukshëm më të vogël.

Enzo Fernandez prezantohet te Chelsea me fanellën me numër 5: Jam i lumtur dhe i emocionuar që i bashkohem ‘Krenarisë së Londrës’
Lexo po ashtu Enzo Fernandez prezantohet te Chelsea me fanellën me numër 5: Jam i lumtur dhe i emocionuar që i bashkohem ‘Krenarisë së Londrës’

Siç raporton gazetari i talkSPORT, Alex Crook, Wolves ishin shumë pranë transferimit të Enzos nga River Plate për 17 milionë funte (19 milionë euro).

Mirëpo, marrëveshja nuk u arrit dhe Benfica e mori mesfushorin për 10 milionë euro dhe tetë milionë të tjera në formë shtesash, derisa klubi argjentinas mbajti 25 për qind të të drejtave ekonomike.

River Plate pasurohet nga kalimi i Enzos te Chelsea - madje ja kalon edhe shitjes së tyre rekord
Lexo po ashtu River Plate pasurohet nga kalimi i Enzos te Chelsea - madje ja kalon edhe shitjes së tyre rekord

Portugezët i vunë klauzolë prej 120 milionë eurosh për prishjen e kontratës që në afatin e janarit e pagoi Chelsea, teksa 25 për qind e kësaj shume shkoi te River Plate. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit

Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit

Liga e Kampionëve
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve

UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp

Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp

Premier League
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë

A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë

Ligat tjera
Tifozët e Real Madridit kanë mbetur të habitur me praninë e ‘lojtarit misterioz’ me ekipin në Gjermani

Tifozët e Real Madridit kanë mbetur të habitur me praninë e ‘lojtarit misterioz’ me ekipin në Gjermani

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori