LAJMI I FUNDIT:

Arrestohet në Pejë autori i vrasjes në Tiranë dhe personi që e strehoi

Arrestohet në Pejë autori i vrasjes në Tiranë dhe personi që e strehoi
Foto: Ilustrim

Gjelosh Krasniqi, i dyshuar për vrasjen që ndodhi vitin e kaluar në “Kodrën e Diellit” në Tiranë, është arrestuar të martën mbrëma në Pejë.

Po ashtu, është arrestuar edhe personi i cili e kishte ndihmuar që të strehohej në një fshat të Pejës.


Kështu ka bërë të ditur për Telegrafin, Shkodran Nikçi, zëdhënës i Prokurorisë Themelore në Pejë.

“Mbrëmë nga puna operative është arritur të arrestohet një person (me urdhër arrest ndërkombëtar) i cili dyshohet se ka qenë i përshirë vitin e kaluar për një vrasje në Shqipëri. Me urdhër të prokurorit, i dyshuari Gj.K., është ndaluar për 48 orë, ndërsa brenda afatit ligjor ndaj tij do parashtrohet edhe kërkesa për caktimin e paraburgimit. Për procedurat e mëtutjeshme rreth këtij rasti ju lutem i drejtoheni Ministrisë së Drejtësisë”, ka thënë Nikçi.

“Po ashtu është arrestuar edhe personi i cili e ka ndihmuar që të strehohet në një fshat të Pejës. I njëjti është ndaluar për 48 orë”, ka shtuar ai.

Vrasja ka ndodhur në orët e vona të natës së 30 tetorit, ku viktima 39-vjeçar sapo ishte kthyer nga një dasmë në Lezhë.

Top Channel raporton se edhe pse zona ishte me siguri të shtuar dhe kamera, së paku dy persona me një mjet ‘Benz’ me targa të vjedhura qëlluan për vdekje në derën e një garazhi 39-vjeçarin Briken Sanaj.

Para se të ndodhte atentati, Sanaj ka qenë duke mbyllur makinën te garazhi i pallatit ku jetonte dhe është takuar me tre persona të njohur në trotuar. Pasi kishte mbaruar dasma në Lezhë, ai së bashku me të afërmit e tij kanë sjellë nusen në Tiranë tek pallati ku jetonte prej më shumë se një viti.

Në momentin që ai ka zbritur nga makina, u qëllua për vdekje nga një distancë e afërt nga një makinë në lëvizje.

Makina tip “Benz” që përdorën autorët u gjet e djegur pas ngjarjes, në Qafë Kashar, ndërsa brenda saj u gjet një armë tip kallashnikov. Makina ishte me targa të vjedhura në Tiranë, vetëm pak ditë para se të ndodhte atentati. Ngjarja dyshohet se ndodhi për hakmarrje. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Profesori shqiptar nga Londra: Në Britani të Madhe i gjithë spektri politik është pro Kosovës

Profesori shqiptar nga Londra: Në Britani të Madhe i gjithë spektri politik është pro Kosovës

Lajme
Një milion qytetarë të regjistruar deri më tani, dalin statistikat sipas komunave

Një milion qytetarë të regjistruar deri më tani, dalin statistikat sipas komunave

Lajme
Dënimi me 25 vjet i Sekiraqës, babai i Triumf Rizës: Kurrfarë vendimi, nuk e kuptoj si më të vlefshëm kriminelët se polici që mbron ligjin e shtetin

Dënimi me 25 vjet i Sekiraqës, babai i Triumf Rizës: Kurrfarë vendimi, nuk e kuptoj si më të vlefshëm kriminelët se polici që mbron ligjin e shtetin

Lajme
Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Lajme
Në automjetin me targa të Serbisë, policia konfiskoi 390 kg duhan kontrabandë në Gjilan

Në automjetin me targa të Serbisë, policia konfiskoi 390 kg duhan kontrabandë në Gjilan

Lajme
Deputeti i LVV-së akuzon opozitën, Basha: Po i shtrembëron raportet ndërkombëtare për Kosovën

Deputeti i LVV-së akuzon opozitën, Basha: Po i shtrembëron raportet ndërkombëtare për Kosovën

Lajme
Kalo në kategori