LAJMI I FUNDIT:

Dani Alves luan ndeshjen e tij të parë në burg, së bashku me ish-truprojën e Ronaldinhos

Dani Alves luan ndeshjen e tij të parë në burg, së bashku me ish-truprojën e Ronaldinhos

Dani Alves ka luajtur ndeshjen e parë në burg, pasi u arrestua më shumë se një javë më parë pas akuzave për sulm seksual.

Braziliani u arrestua më shumë se një javë më parë, pasi u akuzua për ngacmim seksual, i ndodhur në një klub nate të Barcelonës në fund të vitit të kaluar.


39-vjeçari u largua nga klubi meksikan Pumas pas arrestimit dhe aktualisht po mbahet në një burg jashtë qytetit.

Si ra Dani Alves në grackën e policisë spanjolle për t'u rikthyer në Barcelonë
Lexo po ashtu Si ra Dani Alves në grackën e policisë spanjolle për t'u rikthyer në Barcelonë

Pavarësisht se është atje më shumë se një javë tani, Alves mbetet në Burgun Brian 2, i vendosur në Sant Esteve Sesrovires, pak jashtë qytetit, megjithëse ai pritet të apelojë për lirimin me kusht.

Ndërsa ai pret të lirohet, koha e tij në burg deri më tani është përshkruar nga gazeta spanjolle Marca, e cila thotë se mbrojtësi i djathtë ka luajtur ndeshjen e tij të parë në futboll.

Xavi ndryshon deklaratën e ditëve më parë për Dani Alvesin
Lexo po ashtu Xavi ndryshon deklaratën e ditëve më parë për Dani Alvesin

Ka detaje të kufizuara për ndeshjen, përveçse ajo u zhvillua të enjten dhe kuptohet se u prit me shumë interes nga të burgosurit.

Pjesa tjetër e atyre që ishin në burg donin ta shihnin atë duke luajtur drejtpërdrejt në oborrin e burgut, padyshim që shumëkush nuk do të prisnin ta shihnin ndonjëherë.

Dani Alves transferohet në një burg tjetër
Lexo po ashtu Dani Alves transferohet në një burg tjetër

Një burrë që ishte mësuar ta shihte personalisht brazilianin, i cili tashmë e njihte para se të ndanin qelinë së bashku, ishte ish-truproja i Ronaldinhos, Coutinho.

Ai ka qenë gjithashtu edhe sigurim në disa nga klubet e natës në qytetin e Barcelonës, dhe njohja me të mund të jetë arsyeja pse ai është përshtatur me jetën e tij në burg deri më tani. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’

Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’

Liga e Evropës
Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Liga e Evropës

"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe

Liga e Evropës
Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

La Liga
Shok për favoritin e Ligës së Konferencës - shënohen 11 gola në dy ndeshjet gjysmëfinale

Shok për favoritin e Ligës së Konferencës - shënohen 11 gola në dy ndeshjet gjysmëfinale

Ligat tjera
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori