LAJMI I FUNDIT:

Si ra Dani Alves në grackën e policisë spanjolle për t’u rikthyer në Barcelonë

Si ra Dani Alves në grackën e policisë spanjolle për t’u rikthyer në Barcelonë

Arrestimi dhe burgimi i Dani Alves, i akuzuar për përdhunimin një gruaje të re në një klub nate në Barcelonë më 30 dhjetor, vazhdon të ketë shumë vëmendje.

Tani, është zbuluar strategjia e përdorur nga Mossos d’Esquadra (policia katalanase) për ta bërë futbollistin brazilian të kthehet në Spanjë dhe të dëshmojë vullnetarisht.

Alves, i cili ishte në Meksikë duke përmbushur kontratën që kishte nënshkruar me Pumas UNAM – skuadra meksikane e ndërpreu marrëveshjen pas arrestimit të tij – arriti një marrëveshje me avokaten e tij, Miraida Puente Wilson dhe Mossos d’Esquadra për t’u kthyer vullnetarisht në Barcelonë.

Publikohet videoja nga klubi i natës- aty ku Alves dyshohet se ka kryer ngacmim seksual ndaj 23 vjeçares
Lexo po ashtu Publikohet videoja nga klubi i natës- aty ku Alves dyshohet se ka kryer ngacmim seksual ndaj 23 vjeçares

Sipas informacioneve të gazetës spanjolle ‘El Correo’, vetë Mossos pranojnë se ka pasur një marrëveshje të tillë që Dani Alves të vihej vullnetarisht në dispozicion të policisë.

Burime pranë hetimit, megjithatë, kanë saktësuar se deri në atë moment ishte fshehur serioziteti i akuzave ndaj futbollistit dhe forca e pretenduar e provave ndaj tij, për të bindur brazilianin që të fluturonte vullnetarisht nga Meksika.

Me sa vite burg pritet të dënohet Dani Alves - nëse shpallet fajtor
Lexo po ashtu Me sa vite burg pritet të dënohet Dani Alves - nëse shpallet fajtor

Në këtë mënyrë, policia bëri që futbollisti të pranonte këtë dorëzim vullnetar në komisariat, duke i fshehur të gjitha provat dhe dëshmitë që dyshohet se e inkriminonin për përdhunimin e të gruas.

Paralelisht me deklaratën e viktimës së dyshuar, një përshkrim i qartë pa mospërputhje, policia kishte mbledhur dëshmi dhe prova në klubin e natës Sutton në Barcelonë.

Vazhdojnë të dalin detaje të tmerrshme për sulmin seksual që dyshohet se e kreu Dani Alves
Lexo po ashtu Vazhdojnë të dalin detaje të tmerrshme për sulmin seksual që dyshohet se e kreu Dani Alves

Në deklaratën e Alves për gjyqtarin, lojtari pranoi, sipas TV3, se ishte në klubin e natës në fjalë, por tha se ishte vetëm për një kohë të shkurtër dhe ai mohon sulmin seksual që i atribuohet nga viktima.

Ky version, sipas magjistraturës, bie ndesh me provat e mbledhura nga policia.

Ky është burgu dhe kushtet ekstreme në të cilat Dani Alves kaloi natën e tij të parë
Lexo po ashtu Ky është burgu dhe kushtet ekstreme në të cilat Dani Alves kaloi natën e tij të parë

Siç raporton TV3, braziliani ka deklaruar tri gjëra të ndryshme: fillimisht ka thënë se nuk e njeh vajzën që dyshohet se ka sulmuar seksualisht, më pas ka thënë se e ka parë por nuk ka ndodhur asgjë, dhe në fund ka thënë se ajo është hedhur mbi të. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Lojtari i Arsenalit merr një 'kontratë rekord' që nuk është parë më parë në Emirates

Lojtari i Arsenalit merr një 'kontratë rekord' që nuk është parë më parë në Emirates

Premier League
Për tre muaj, 50 baste: Publikohet videoja ku Tonali mezi pret të ndëshkohet me karton të verdhë

Për tre muaj, 50 baste: Publikohet videoja ku Tonali mezi pret të ndëshkohet me karton të verdhë

Premier League
Liverpooli heq dorë nga Xabi Alonso, Klopp do të pasohet nga 39-vjeçari pak i njohur

Liverpooli heq dorë nga Xabi Alonso, Klopp do të pasohet nga 39-vjeçari pak i njohur

Premier League
Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar

Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar

Përfaqësuesja e Kosovës
Barcelona mund të marrë një shifër të konsiderueshme nga Man Utd këtë verë

Barcelona mund të marrë një shifër të konsiderueshme nga Man Utd këtë verë

Ndërkombëtare
Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Ligue 1
Kalo në kategori