LAJMI I FUNDIT:

Vazhdojnë të dalin detaje të tmerrshme për sulmin seksual që dyshohet se e kreu Dani Alves

Vazhdojnë të dalin detaje të tmerrshme për sulmin seksual që dyshohet se e kreu Dani Alves

Bota e futbollit është tronditur nga lajmi për arrestimin e Dani Alves, nën dyshimin për sulm seksual. Ndërsa më shumë informacion dalin në dritë, situata paraqet një pamje gjithnjë e më të zymtë.

Mbrojtësi brazilian ishte në një klub nate në Barcelonë më 30 dhjetor 2022 dhe u akuzua për sulm seksual po atë natë nga një grua më e re. Pas kalimit të rastit në polici, ka nisur hetimi.


Alves fillimisht i mohoi të gjitha akuzat, duke pretenduar se ai nuk e njihte gruan në fjalë, por ndërsa dolën informacione të mëtejshme, duke përfshirë pamjet e tij me me gruan, historia e tij është ndryshuar në disa raste.

Publikohet videoja nga klubi i natës- aty ku Alves dyshohet se ka kryer ngacmim seksual ndaj 23 vjeçares
Lexo po ashtu Publikohet videoja nga klubi i natës- aty ku Alves dyshohet se ka kryer ngacmim seksual ndaj 23 vjeçares

Të premten ai shkoi vullnetarisht në komisariat para arrestimit të tij, pas së cilës ai është dërguar në mbajtje pa lirim me kusht.

Detajet e rastit vazhdojnë të rrjedhin, me gruan që dyshohet se ka paraqitur një fustan të shqyer dhe lëndime në përputhje me një luftë për t’i shpëtuar sulmit.

Me sa vite burg pritet të dënohet Dani Alves - nëse shpallet fajtor
Lexo po ashtu Me sa vite burg pritet të dënohet Dani Alves - nëse shpallet fajtor

Alves u përpoq ta detyronte gruan të bënin marrëdhënie seksuale, dhe më pas pasi ajo refuzoi, ia vuri dorën nën rrobat e saj pa pëlqim, sipas Sport.

“Nuk e dija se çfarë kishte pas asaj dere, mendova se do të kishte një zonë tjetër VIP. Unë rezistova, por ai ishte shumë më i fortë se unë”, ka thënë viktima në deklaratën e saj.

Dani Alves ndërron tri herë dëshminë në akuzat për ngacmim seksual
Lexo po ashtu Dani Alves ndërron tri herë dëshminë në akuzat për ngacmim seksual

Ndërsa në fund të fundit është e pamundur të dihen të gjitha faktet, dhe është çështje që departamenti i drejtësisë të gjykojë, detajet që dalin jashtë janë të një natyre shumë shqetësuese. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Ronaldo largohet papritur nga Arabia Saudite dhe kthehet në Evropë?

Ronaldo largohet papritur nga Arabia Saudite dhe kthehet në Evropë?

Ndërkombëtare
Parashikimi i 'çmendur' i Jose Mourinhos për fundin e Ligës Premier po del i saktë

Parashikimi i 'çmendur' i Jose Mourinhos për fundin e Ligës Premier po del i saktë

Premier League
“Nuk kam aspak dyshime”, drejtori i Leverkusenit thotë se Xabi Alonso patjetër do të jetë trajner i Real Madridit

“Nuk kam aspak dyshime”, drejtori i Leverkusenit thotë se Xabi Alonso patjetër do të jetë trajner i Real Madridit

Ndërkombëtare
Rikthehen fjalët e Jose Mourinhos që i tha për Xabi Alonson pas shpalljes së Leverkusenit kampion

Rikthehen fjalët e Jose Mourinhos që i tha për Xabi Alonson pas shpalljes së Leverkusenit kampion

Bundesliga
Ndoshta penalltia më e keqe e ekzekutuar në histori të futbollit - ylli i Osasunas, fytyra tragjike ndaj Valencias

Ndoshta penalltia më e keqe e ekzekutuar në histori të futbollit - ylli i Osasunas, fytyra tragjike ndaj Valencias

La Liga
Shfaqet një emër befasues për ta drejtuar Liverpoolin, u shkarkua në mars dhe tani mund ta marrë drejtimin e gjigantit anglez

Shfaqet një emër befasues për ta drejtuar Liverpoolin, u shkarkua në mars dhe tani mund ta marrë drejtimin e gjigantit anglez

Premier League
Kalo në kategori