LAJMI I FUNDIT:

Xavi ndryshon deklaratën e ditëve më parë për Dani Alvesin

Xavi ndryshon deklaratën e ditëve më parë për Dani Alvesin

Xavi Hernandez ka folur sërish për rastin e Dani Alves pas fitores 1-0 të Barcelonës ndaj Getafes.

Trajneri i katalunasëve u kritikua për qëndrimin e tij ndaj brazilianit në konferencën e tij për shtyp para ndeshjes, në të cilën ai shprehu habinë e tij për atë që kishte ndodhur, por nuk dënoi atë që pretendohet se ka bërë ish-shoku i tij i skuadrës.


“Është e vështirë të komentosh një situatë si kjo. Jam i habitur dhe i shokuar. Jam në gjendje shoku”, kishte thënë Xavi fillimisht.

Xavi: Jam në gjendje shoku me atë që po ndodh me Dani Alves
Lexo po ashtu Xavi: Jam në gjendje shoku me atë që po ndodh me Dani Alves

Njëzet e katër orë më vonë, trajneri i Blaugranëve donte të sqaronte komentet e tij dhe pozicionin e tij mbi sulmin e supozuar seksual të brazilianit.

“Do të doja të sqaroja atë që thashë dje për Alves. Unë u keqkuptova dhe nuk isha i qartë dhe mendoj se është e rëndësishme të shpjegoj veten”, potencoi Xavi në konferencën e tij për shtyp pas ndeshjes.

Vazhdojnë të dalin detaje të tmerrshme për sulmin seksual që dyshohet se e kreu Dani Alves
Lexo po ashtu Vazhdojnë të dalin detaje të tmerrshme për sulmin seksual që dyshohet se e kreu Dani Alves

“Është një çështje shumë e ndjeshme dhe e rëndësishme. Ne duhet t’i dënojmë të gjitha këto akte, kushdo që i bën. I kërkoj falje viktimës dhe viktimave të dhunës seksuale”.

“Jam i habitur që Dani mund të kishte bërë ndonjë nga këto gjëra. Unë i kuptoj kritikat dhe kërkoj falje”, vazhdoi trajneri i Barcelonës. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Tri refuzimet që mori Bayern Munich – tani trajneri italian kthehet si opsioni i parë

Tri refuzimet që mori Bayern Munich – tani trajneri italian kthehet si opsioni i parë

Bundesliga
Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

La Liga
Real Madridi në fazën finale të rinovimit të stadiumit - skybar është pjesa më luksoze e

Real Madridi në fazën finale të rinovimit të stadiumit - skybar është pjesa më luksoze e "Santiago Bernabeut" të ri

La Liga
Rreth tetë futbollistë të Liverpoolit do të largohen nga

Rreth tetë futbollistë të Liverpoolit do të largohen nga "Anfield Road" në fund të sezonit - në listë edhe emra të rëndësishëm

Premier League
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Tifozët e Real Madridit kanë mbetur të habitur me praninë e ‘lojtarit misterioz’ me ekipin në Gjermani

Tifozët e Real Madridit kanë mbetur të habitur me praninë e ‘lojtarit misterioz’ me ekipin në Gjermani

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori