Pjesë nga deklarata e viktimës së pretenduar të Alves dhe detaje nga ajo që thuhet të ketë ndodhur gjatë sulmit të supozuar
Legjenda braziliane, Dani Alves, është burgosur të premten (20 janar), pasi një femër 23 vjeçare e ka akuzuar për përdhunim.
39-vjeçari kishte udhëtuar në Spanjë për të marrë pjesë në funeralin e vjehrrës së tij, por është mbajtur nga autoritetet, pasi një gjyqtar ishte bindur nga dëshmia e viktimës së tij të supozuar.
Gazeta La Vanguardia ka publikuar tashmë disa nga deklaratat e dëshmisë së 23-vjeçares dhënë autoriteteve. Ajo ka pretenduar se lojtari brazilian e mbylli në një banjë në zonën VIP të klubit të natës Sutton në Barcelonë dhe e përdhunoi, një akuzë që Alves e mohoi para gjykatësit.
El Periodico raporton se incidenti në banjë mes futbollistit dhe akuzueses ka zgjatur rreth 15 minuta dhe kohëzgjatja mund të shihet në regjistrimin e kamerave të sigurisë.
Sipas deklaratës, akuzuesja dhe disa shoqe të saja ishin ftuar nga futbollisti dhe një mik i tij meksikan në një tavolinë VIP në lokal.
“Alves filloi menjëherë të bënte shaka me tri prej tyre, duke iu gjuajtur dhe duke i prekur”, thuhet në një pjesë të deklaratës.
“Nuk e dija se çfarë kishte pas asaj dere, mendova se do të kishte një zonë tjetër VIP”, citohet të ketë thënë femra që pretendon se është përdhunuar.
Ajo, po ashtu, ka thënë se Alves i ka pëshpëritur në vesh, edhe pse ajo nuk e kuptonte, meqë – sipas saj – fjalët duhej të ishin në portugalisht.
Përshkrimi i detajuar i përdhunimit të supozuar
Alves dyshohet se e kapi fort dorën e saj dhe e çoi në penisin e tij, një gjest që thuhet se e përsëriti disa herë pavarësisht refuzimit.
El Periodico publikoi përmbajtjen e vrazhdë të versionit të ankueses, ku thuhej se Dani e nxiti atë të shkonte me të në tualet përpara se të përfshihej në sulm.
“Alves e detyroi atë të ulej sipër tij, e hodhi në dysheme, e detyroi t’i jepte fellacio (seks oral) të cilit ajo i rezistoi aktivisht, e goditi me shuplakë, e ngriti nga dyshemeja dhe penetroi në të derisa ejakuloi”, thuhet në raport.
Sipas La Vanguardia, ish-futbollisti i Barcelonës dhe Sevillas e detyroi të renë të thoshte se ishte ‘lavirja e tij e vogël’ gjatë keqtrajtimit seksual.
“Unë rezistova, por ai ishte shumë më i fortë se unë”, ka shpjeguar viktima duke pretenduar se përdhunimi që ajo kishte pësuar ndodhi më 30 dhjetor të vitit të kaluar.
Dani Alves ofroi tri versione të ndryshme të fakteve para gjykatësit. Në deklaratën për gjyqtarin, lojtari pranoi – sipas TV3 – se kishte qenë në klub, por pohoi se kishte qenë atje vetëm për një kohë të shkurtër dhe mohoi sulmin seksual. Një rrëfim që, sipas gjyqtarit hetues, bie ndesh me provat e mbledhura.
Siç raporton TV3, braziliani ka deklaruar tri gjëra të ndryshme: së pari, ai tha se nuk e njihte vajzën të cilën dyshohet se e kishte sulmuar seksualisht, më pas theksoi se e kishte parë, por asgjë nuk kishte ndodhur, para se në fund të pranonte duke thënë se ishte ajo që u hodh mbi të. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Nga gara e Formula 1, Zidane parashikon gjysmëfinalen mes Realit dhe Bayernit
David Beckham i dërgon mesazh me katër fjalë Jude Bellinghamit pas fitimit të titullit me Real Madridin
Slot përshëndetet me tifozët e Feyenoordit, flet për ndeshjen Liverpool – Spurs
Nga Spanja raportojnë se Lunin ka arritur marrëveshje me gjigantin e Ligës Premier
Ancelotti tregon se cili ishte momenti kyç që e ndihmoi Real Madridin ta fitonte La Ligën
Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re
Ish-futbollisti që e la karrierën profesioniste për t'u bërë luftëtar në UFC tani po shpartallon kundërshtarët
Çmenduria e Ozil: Ngritë 50 kilogramë me një dorë dhe 50 me tjetrën - "bishë" në transformim trupor
VAR sinjalizoi për kartonin e kuq "më të keq në histori" në ligën e Francës, ndërsa tifozët thonë 'ne menduam se Liga Premier ishte keq'
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime
Këngëtari i famshëm britanik bën publike lidhjen me bukuroshen shqiptare, Xhoana Xheneti
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull
Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse
Ish-futbollisti që e la karrierën profesioniste për t'u bërë luftëtar në UFC tani po shpartallon kundërshtarët
VAR sinjalizoi për kartonin e kuq "më të keq në histori" në ligën e Francës, ndërsa tifozët thonë 'ne menduam se Liga Premier ishte keq'