Qeveria suedeze njoftoi sot se do të dërgojë një dërgesë të re ndihme ushtarake në Ukrainë, që do të përfshijë automjete të blinduara luftarake dhe ka urdhëruar forcat e saj të armatosura të përgatisin një ngarkesë me sisteme artilerie Archer.
Armët kapin vlerën e 429 milionë dollarëve dhe do të përfshijnë armën antitank NLAW, transmeton Telegrafi.
“Ndihma ushtarake për Ukrainën është absolutisht thelbësore. Dëshirat e Ukrainës ndikuan fuqishëm në vendimin tonë”, u tha gazetarëve kryeministri Ulf Kristersson.
Suedia do të dërgojë rreth 50 automjete të blinduara të tipit 90, ndërsa nga qeveria nuk ka thënë se sa sisteme Archer do të dërgojë.
Përpara prezantimit të ndihmës, Suedia njoftoi rreth pesë miliardë kruna suedeze në ndihmë ushtarake për Ukrainën dhe disa dërgesa me pajisje humanitare.
Suedia kryeson Bashkimin Evropian, dhe ka aplikuar për anëtarësim në NATO së bashku me Finlandën. Ky vend i ka 48 sisteme të reja artilerike Archer, të cilat Ukraina po i kërkon prej kohësh. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Kur do ta njohë Franca, Palestinën?
Goditi brutalisht burrin me nevoja të veçanta që ishte në karrocë, polici britanik hetohet për veprimin – kamerat e sigurisë e filmuan
Ia vodhi Rolexin, tentoi ta shtyp hajnin e armatosur me Lamborghini – pamjet nga Brazili bëhen virale
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251