LAJMI I FUNDIT:

Bennacer: Milani ende beson në Scudetto

Bennacer: Milani ende beson në Scudetto

Ismael Bennacer këmbëngul se Milani ende beson në Scudetto dhe Superkupën e Italisë, pasi u rikthyen nga 2-0 në 2-2 për të fituar një pikë në udhëtim te Lecce.

Ishte një fillim katastrofik për Milanin në Stadio Via del Mare, pasi Theo Hernandez shënoi autogol dhe Federico Baschirotto çoi epërsinë në 2-0.


Rafael Leao dhe Davide Calabria arritën të kthenin ekipin në rrugën e duhur, por jo edhe për fitore, pasi ndeshja u mbyll me barazim 2-2.

“Ne donim të tre pikët dhe nuk filluam mirë, duke pranuar dy gola në fillim, por u kthyem në lojë”, ka thënë fillimisht Bennacer për DAZN.

“Ne mund të kishim shënuar edhe të tretin. Jemi të gjithë të bashkuar dhe e dimë se duhet të vazhdojmë të punojmë”.

Napoli tani shkon nëntë pikë më shumë në krye të tabelës pasi mposhti mbrëmë 5-1 Juventusin, ndërsa Interi mund të kërcënojë gjithashtu statusin e vendit të dytë të Milanit.

Megjithatë, kuqezinjtë janë vetëm një pikë më keq në këtë fazë sesa sezonin e kaluar, duke sugjeruar se ndryshimi vërtet i madh është rritja nga Napoli.

“Ne ende besojmë në Scudetto dhe do ta bëjmë deri në fund. Ne duhet të analizojmë atë që nuk funksionoi dhe të përpiqemi të përmirësojmë”.

Të mërkurën, më 18 janar, në Riad, Milani do të përballet me fituesit e Kupës së Italisë, Interin, për për Superkupën Italiane dhe Bennacer beson te fitorja.

“Ne jemi një klub i madh, edhe në momente të vështira. Është një finale të mërkurën dhe ju duhet të fitoni finalet”, përfundoi mesfushori. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
I pandalshëm Edon Zhegrova, e lë në ‘gjumë’ portierin e Lyonit me një super gol

I pandalshëm Edon Zhegrova, e lë në ‘gjumë’ portierin e Lyonit me një super gol

Ligue 1
Po e kërkon e gjitha Evropa, sensacioni i River Plates ka vendosur të luajë për Real Madridin

Po e kërkon e gjitha Evropa, sensacioni i River Plates ka vendosur të luajë për Real Madridin

La Liga
Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Ndërkombëtare
Jurgen Klopp mund të humbasë ceremoninë lamtumirëse në ‘Anfield’ nëse ndodh kjo gjë ndaj Aston Villës

Jurgen Klopp mund të humbasë ceremoninë lamtumirëse në ‘Anfield’ nëse ndodh kjo gjë ndaj Aston Villës

Premier League
Rekordit të jashtëzakonshëm të Bruno Fernandes i vjen fundi pasi humbi ndeshjen ndaj Crystal Palace

Rekordit të jashtëzakonshëm të Bruno Fernandes i vjen fundi pasi humbi ndeshjen ndaj Crystal Palace

Premier League
Caktohet gjyqtari për ndeshjen kthyese Real-Bayern: Fat i keq për Los Blancos

Caktohet gjyqtari për ndeshjen kthyese Real-Bayern: Fat i keq për Los Blancos

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori