LAJMI I FUNDIT:

Ukraina rrëzon 16 dronë të prodhuar nga Irani

Ukraina rrëzon 16 dronë të prodhuar nga Irani

Forcat e mbrojtjes ajrore ukrainase rrëzuan 16 dronë ”Shahed” të prodhuar nga Irani gjatë natës së kaluar, njoftoi Komanda e Forcave Ajrore të Forcave të Armatosura të Ukrainës.

Sulmet vijnë një ditë pasi Rusia nisi një ofensivë të re me raketa kundër Ukrainës që nga fillimi i luftës më 24 shkurt, raporton cnn.

Dronët “sulmuan Ukrainën nga drejtimet juglindore dhe veriore. Për të kaluar sistemin e mbrojtjes ajrore të Ukrainës, armiku u përpoq të përdorte shtratin e lumit Dnipro”, thuhet në deklaratën e Komandës së Forcave Ajrore.


“Të 16 dronët kamikaze u shkatërruan nga forcat dhe pajisjet e komandave ajrore ‘Skhid’ (Lindje) dhe ‘Qendra’, si dhe njësitë e mbrojtjes ajrore të njësive të tjera të Forcave të Mbrojtjes të Ukrainës”, shkruan ata.

Pesë dronë u rrëzuan mbi kryeqytetin Kiev në orët e para të së premtes, deklaroi administrata ushtarake e qytetit.

Kryetari i bashkisë së Kievit, Vitali Klitschko shkroi në rrjetet sociale se dy dronë të tjerë u rrëzuan jashtë qytetit, duke e dërguar në shtatë numrin total në rajonin e Kievit. /Telegrafi/