LAJMI I FUNDIT:

Donald Trump paralajmëron “Luftën e Tretë Botërore” në atë që po vlerësohet si “përpjekje e fundit për të ndalur rritjen e Kamala Harris”

Donald Trump paralajmëron “Luftën e Tretë Botërore” në atë që po vlerësohet si “përpjekje e fundit për të ndalur rritjen e Kamala Harris”

Ish-presidenti Donald Trump paralajmëroi se inkursioni i Ukrainës në Rusi mund të nisë “Luftën e Tretë Botërore”, në atë që mediumi britanik Metro e ka vlerësuar si “përpjekje e fundit për të ndalur rritjen e Kamala Harris”.

Trump gjatë fjalimeve në një konferencë të Shoqatës së Gardës Kombëtare në Detroit dukej se kundërshtoi shtytjen e fundit të Ukrainës në Rusinë perëndimore, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

“Shikoni se çfarë po ndodh në Ukrainë. Ata po hyjnë në Rusi”, tha Trump të hënën pasdite. “Do të keni Luftën e Tretë Botërore”.


Kandidati republikan fajësoi gjithashtu administratën Biden-Harris për vazhdimin e mbështetjes së Ukrainës dhe mungesë të furnizimit me municion të ushtrisë amerikane.

Trump dukej se i referohej një raporti që zbuloi se SHBA do të ishte “pa armë” brenda tri deri në katër javë nëse përfshihej në një luftë me Kinën.

“Këta njerëz janë kaq shkatërrues”, tha ai për zyrtarët amerikanë. “… Më pëlqejnë fjalët e sofistikuara, por ka vetëm një fjalë që mundem – budallenj, ata janë njerëz budallenj”.

Trump ftoi gjithashtu në skenën në Detroit, ish-kongresmenen demokrate Tulsi Gabbard, e cila njoftoi se po e mbështeste atë dhe u zotua të bënte gjithçka që mundej për ta ndihmuar atë të fitonte zgjedhjet e nëntorit.

Sulmi i fundit i Trump ndaj Harris dhe Biden erdhi ndërsa sondazhi i Universitetit Fairleigh Dickinson i publikuar të premten tregoi se Harris zgjeronte epërsinë e saj ndaj Trump në shtatë pikë përpara.

Ndërkohë, një sondazh i Echelon Insights tregoi se Trump kishte një avantazh prej 49% deri në 48% ndaj Harris pasi Robert F Kennedy Jr pezulloi fushatën e tij të pavarur dhe i dha mbështetjen e tij Trumpit javën e kaluar. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Përkthyesi mbajti fshehurazi shënime nga takimi me Zelenskyn, BE-ja e largon menjëherë

Përkthyesi mbajti fshehurazi shënime nga takimi me Zelenskyn, BE-ja e largon menjëherë

Evropa
Tentuan ta fshehin në një zonë malore, operatorët ukrainas lokalizojnë sistemin raketor rus – e godasin direkt me dron

Tentuan ta fshehin në një zonë malore, operatorët ukrainas lokalizojnë sistemin raketor rus – e godasin direkt me dron

Evropa
Tajvani 'i dërgon mesazh' Kinës, fuqizon mbrojtjen me tanket e reja amerikane

Tajvani 'i dërgon mesazh' Kinës, fuqizon mbrojtjen me tanket e reja amerikane

Azia
Moti i ligë godet Kroacinë, shikoni çfarë përjetuan njerëzit në det të hapur në Split

Moti i ligë godet Kroacinë, shikoni çfarë përjetuan njerëzit në det të hapur në Split

Kroacia
Shembet tuneli në Los Angeles, autoritetet arrijnë të shpëtojnë 31 punëtorët që kishin ngecur brenda tij

Shembet tuneli në Los Angeles, autoritetet arrijnë të shpëtojnë 31 punëtorët që kishin ngecur brenda tij

Amerika
Akademiku australian mashtroi një grua duke ia marrë 645,000 dollarë dhe më pas sajoi vdekjen e tij

Akademiku australian mashtroi një grua duke ia marrë 645,000 dollarë dhe më pas sajoi vdekjen e tij

Australia
Kalo në kategori