LAJMI I FUNDIT:

Arrestim për drogë, rrahje e akuza për mashtrim fiskal – skandalet e bujshme të artistëve shqiptarë që ‘tronditën’ opinionin gjatë vitit 2022

Arrestim për drogë, rrahje e akuza për mashtrim fiskal – skandalet e bujshme të artistëve shqiptarë që ‘tronditën’ opinionin gjatë vitit 2022

Viti 2022 ka qenë mjaft dinamik sa i përket zhvillimeve të ndryshe në estradën shqiptare.

Bashkë me sukseset e të mirat, sigurisht që nuk munguan edhe skandalet.

Shumë artistë shqiptarë gjatë vitit 2022 u përballën me probleme të shumta, duke bërë kështu që të përfliten në media për një anë që ndoshta ata nuk duan.


Nga arrestimi i Elsa Lilës si e dyshuar për pjesëmarrje në trafik droge e deri te arrestimet e reperëve, e akuzat për mashtrim të Fjolla Morinës dhe ish-burrit të saj – Telegrafi ju sjell si më poshtë një përmbledhje të skandaleve më të bujshme të vitit 2022 nga estrada shqiptare:

Fjolla Morina dhe ish-bashkëshorti i saj në akuza për mashtrim fiskal

Në shkurt të vitit 2022, këngëtarja Fjolla Morina dhe bashkëshorti i saj i atëhershëm, sipërmarrësi, Fisnik Syla, u akuzuan nga një agjenci udhëtimesh që kishin mashtruar me një pagesë të rreme, duke mbetur borxh në mijëra eurosh.

Ndonëse për rastin në fjalë ishte i akuzua më shumë ish-bashkëshorti i Fjollës – dashje pa dashje edhe këngëtarja u infiltrua në ngjarjen në fjalë.

Kur ajo ishte kontaktuar nga emisioni “Kiks” (ku edhe ishte bërë denoncimi nga akuzuesi), Fjolla ishte përgjigjur duke thënë: “Jo, unë s’i kam mbetur askujt borxh”.

Ndërkohë, sipërmarrësi Fisnik Syla i kontaktuar nga Telegrafi, kishte mohuar tërësisht ngjarjen në atë kohë, duke e quajtur gjithçka një trillim.

“Unë e kam kryer pagesën prej 20 mijë eurosh në formën cash. Ia kam dhënë paratë në dorë, pasi nuk kam pasur kohë të merrem me çështje bankare, pasi më është dashur të vrapoj pas Fjollës, pasi e dijmë të gjithë çfarë problemesh ka pasur ajo në atë kohë [koha kur këngëtarja ishte shpallur në kërkim nga autoritet lidhur me arrestimin në kufirin Kosovë-Shqipëri]. Kështu për të më shantazhuar dhe kërkuar më tepër para, personi në fjalë [i referohet pronarit të agjencisë], ka gjetur mënyrën për të më kërkuar ‘borxhin’, i cili në fakt nuk ekziston”, kishte thënë ish-bashkëshorti i këngëtares.

Kjo ngjarje famëkeqe për Fjollën nuk u ndal me kaq, pasi ajo ishte vetëm fillimi i një prishjeje mes çifti, e cila rezultoi me një divorc vetëm pak muaj më vonë.

Reperi Buta “mollë sherri” i një rast tragjik në Ferizaj

Në maj të vitit 2022, një djalë 30-vjeçar ishte ekzekutuar për vdekje në Ferizaj.

I ndjeri me inicialet G. H., u qëllua për vdekje me armë zjarri, nga i dyshuari Qëndrim Januzaj (vëllau i reperit Buta) – emri i vërtetë i të cilit është Betim Januzaj.

Në dosjen e prokurorisë u përshkrua se motivi i kësaj vrasje dyshohet se kishte të bënte me djegien e një veture të vëllait të të dyshuarit, rep-kengëtarit Buta dhe se i dyshuari ka pretenduar se vetura i ishte djegur nga tashmë i ndjeri G.H.

Buta bëri një reagim publik vetëm pak javë më pas, ku mes të tjerash kishte akuzuar mediat se po shpifin në kurriz të vëllait të tij.

“I falënderoj krejt për mesazhet mbështetëse për Qëndrimin se nuk po mundem t’jua kthej të gjithëve. E mediave, portaleve edhe ‘gazetarëve’ duhet me ju ardhë marre për krejt këto rrena, shpifje e njollosje që mezi presin me i shpifë për dy klikime më shumë. Shyqyr njerëzit janë të mençur e shohin përtej rrenave të juaja, e nuk ndikohen aq sa doni ju”, ka shkruar Buta në InstaStory.

Foto: Buta/InstaStory

Ndërkohë, në korrik reperi ferizajas i kishte njoftuar fansat e tij se nuk do të mbante koncerte gjatë sezonit veror, për shkak të tragjedisë.

“Për shkak të rastit që ka ndodh, si shenjë respekti ndaj familjes Hyseni kemi vendos me i anulu të gjitha datat deri në një kohë të pacaktuar. Gjithashtu e gjithë familja jonë shpreh shumë keqardhje për fatkeqësi që ka ndodh”, ka shkruar Buta në postim.

Foto: Buta/Instagram

Ndërkohë, ai filloi t’i rikthehej koncerteve dhe prurjeve muzikore pas muajit shtator, përkatësisht pas përfundimit të sezonit veror.

Fero xhirohet duke rrahur një person në veturë

Në muajin korrik, reperi Feronit Shabai – Fero u bë temë e mediave për shkak të një videoje e cila qarkulloi në rrjetet sociale dhe mediat online [Kliko KËTU për të parë videon].

Ai ishte protagonist i asaj videoje ku shihej duke shqelmuar një qytetar në veturën e tij – ngjarje e cila ka ndodhur në qytetin e tij të lindjes, Gjilan.

I njëjti ishte vënë nën pranga nga policia për këtë vepër nën akuzën “sulm”, ku edhe iu caktua masa e paraburgimit prej 30 ditësh nga Prokuroria Themelore e Gjilanit.

Foto: Nacionale

Reperi gjilanas u lirua në muajin gusht, teksa lajmin për Telegrafin në atë kohë e konfirmoi avokati i tij, Ilri Shaqiri.

“Kjo vjen në sajë të pranimit të fajësisë nga i pandehuri. Siç e dimë të gjithë ngjarja e shkaktuar ka qenë falë një provokimi, jo vetëm me muzikë por edhe me gjeste që ka çuar deri edhe në agresivitetin e situatës. Dy palët janë pajtuar, Fero është shprehur i penduar për atë që ka bërë dhe kështu kanë arritur në një dakoordësi dhe janë pajtuar”, ishte shprehur avokati i reperit.

Don Xhoni i arrestuar për armëmbajtje në veturë

Reperi Don Xhoni ishte arrestuar gjatë qershorit të vitit 2022, në Prishtinë.

Reperi, emri i vërtetë i të cilit është Xhonatan Isufi, ishte marrë në pyetje nga policia pasi atij i ishin gjetur një revole dhe disa fishekë brenda veturës së tij.

Ngjarja kishte ndodhur në rrugën “Tahir Zajmi” në Prishtinë, pas një kontrolli të detajuar kur edhe i ishte sekuestruar revolja e tipit Zastava, kalibër 7.65 mm, si dhe gjashtë copë fishekë të këtij kalibri.

Foto: Don Xhoni/Instagram

Ndërkohë, vetëm një ditë më pas, interpretuesi i hitit “Katile” kishte publikuar në InstaStory një fotografi të tijën, duke treguar se ishte liruar nga policia.

Ai kishte hyrë edhe në një ‘takim live’ me ndjekësit në Instagram për t’u treguar fansave të tij se gjithçka ishte në rregull, gjersa kishte shprehur respekt për Policinë e Kosovës dhe sjelljen e tyre.

Pas pranimit të fajësisë, Don Xhoni në seancën e mbajtur më 18 nëntor, ishte dënuar me dy mijë euro gjobë për armëmbajtje pa leje nga Prokuroria Themelore në Prishtinë.

Elsa Lila akuzohet si pjesë e një grupi kontrabandues droge

Pa dyshim që një nga skandalet më të mëdha të vitit goditi këngëtaren e mirënjohur shqiptare, Elsa Lila.

Artistja e cila jeton dhe vepron në Romë të Italisë, u arrestua në muajin mars nga autoritet italiane, si e dyshuar për pjesëmarrje në rrjetin e një trafiku droge.

Sipas gazetës italiane ‘Corriere della Sera‘, mbi rastin në fjalë ishin lëshuar 13 fletë-arrestime dhe pjesë e grupit kriminal ishin shqiptarë dhe italianë – ku presupozohej që interpretuesja e hitit “Diferenca je ti” kishte rolin e llogaritares së grupit.

Ajo ishte arrestuar më datë 16 mars, duke shkaktuar kështu një bujë të madhe si në mediat shqiptare ashtu edhe ato italiane me akuzat famëkeqe.

Ndërkohë, në muajin maj, Elsa u lirua nga autoritetet italiane dhe konfirmimin e dha avokati i saj, Saimir Visha.

“Jam kthyer sot nga Italia. Kam drekuar me të. Janë pushuar të gjitha akuzat. E gjitha një keqkuptim. Pafajësia e saj ka qenë që në momentet e para”, kishte deklaruar atij.

Vet Elsa nuk ishte prononcuar mbi rastin, gjersa vetëm pak muaj më vonë ajo do të shënonte një rikthim megaloman në Festivalin e Këngës në Radio Televizionin Shqiptar.

Ajo u rikthye në këtë festival si konkurrente pas 25 vitesh, duke garuar me këngën “Evita”, të cilën e kishte shkruar dhe kompozuar vet në dedikim të vajzës së saj, që mban po këtë emër.

Megjithëse mori vlerësime të larta dhe u shpall si kënga fituese e Festivalit të 61-të të RTSh-së, “Evita” nuk mori edhe biletën e përfaqësimit të Shqipërisë në “Eurovision 2023”, pasi publiku zgjodhi këngën “Duje” nga Albina dhe Familja Kelmendi. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë

"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë

Magazina
Ellen DeGeneres dhe partnerja e saj largohen nga SHBA-ja, shkaku mund të jetë fitorja e Trumpit

Ellen DeGeneres dhe partnerja e saj largohen nga SHBA-ja, shkaku mund të jetë fitorja e Trumpit

Magazina
Fejohet Majk, publikon fotografi nga propozimi që i bëri partneres

Fejohet Majk, publikon fotografi nga propozimi që i bëri partneres

Magazina
Gruaja e George Clooney-t, Amal është një nga njerëzit kyç në lëshimin e urdhër-arrestit për Netanyahun

Gruaja e George Clooney-t, Amal është një nga njerëzit kyç në lëshimin e urdhër-arrestit për Netanyahun

Magazina
Shyhrete Behluli shënon 50-vjetorin e karrierës së saj muzikore

Shyhrete Behluli shënon 50-vjetorin e karrierës së saj muzikore

Magazina
Bebe Rexha bëhet zyrtarisht aksionare në gjigantin e pijeve alkoolike

Bebe Rexha bëhet zyrtarisht aksionare në gjigantin e pijeve alkoolike "Provocativo"

Magazina
Kalo në kategori