LAJMI I FUNDIT:

Lirohet Fero

Lirohet Fero

Reperi i njohur shqiptar, Feronit Shabani – Fero, është liruar sot (e martë) nga paraburgimi.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar avokati i reperit, Ilir Shaqiri.


“Sot kemi pranuar aktvendimin nga Gjykata Themelore e Gjilanit, ku klientit tim i është ndërprerë masa e paraburgimit”, ka thënë Shaqiri.

I pyetur se si ka arritur deri te marrëveshja, avokati potencoi se ka pasur pajtim mes palëve.

“Kjo vjen në sajë të pranimit të fajësisë nga i pandehuri. Siç e dimë të gjithë ngjarja e shkaktuar ka qenë falë një provokimi, jo vetëm me muzikë por edhe me gjeste që ka çuar deri edhe në agresivitetin e situatës. Dy palët janë pajtuar, Fero është shprehur i penduar për atë që ka bërë dhe kështu kanë arritur në një dakoordësi dhe janë pajtuar”, ka thënë Ilir Shaqiri për Telegrafin.

Foto: Fero/Instagram

Pavarësisht pajtimit, Gjykata e Gjilkanit pritet t’i shqiptojë një dënim reperit gjilanas, i cili ende nuk është vendosur.

“Po, dënim do të ketë, ne po e presim vendimin final ku do të na kumtohet se me çfarë dënimi do të pasojë vepra e kryer nga klienti”, përfundoi avokati i Feros për Telegrafin.

Fero përndryshe është duke u gjykuar për veprën ‘Sulmi’, pasi në mediat online kishte qarkulluar një video e tij, ku shihej duke ushtruar dhunë ndaj një qytetari në veturën e tij. /Telegrafi/

Foto: Nacionale

Në trend Magazina

Më shumë
Një takim mes Massimilianos dhe Heidit në Big Brother VIP Albania 3? Veprimi i ish-partnerit të saj në Grande Fratello ngre dyshimet

Një takim mes Massimilianos dhe Heidit në Big Brother VIP Albania 3? Veprimi i ish-partnerit të saj në Grande Fratello ngre dyshimet

Magazina
U hodh në gjyq, Olsi Bylyku

U hodh në gjyq, Olsi Bylyku "godet" Top Channel: Ikonat si Arbana, Alban Dudushi iu larguan - gjersa kolegët në TV Klan kanë ndërtuar perandori

Magazina
Heidi dhe Romeo duken më të dashuruar se kurrë, dyshja nuk i ndalin puthjet në xhakuzi

Heidi dhe Romeo duken më të dashuruar se kurrë, dyshja nuk i ndalin puthjet në xhakuzi

Magazina
Ish-presidentja kroate Kolinda Grabar-Kitarovic merr vëmendjen me çantën 3000 euroshe të

Ish-presidentja kroate Kolinda Grabar-Kitarovic merr vëmendjen me çantën 3000 euroshe të "Louis Vuitton" në një event

Magazina
Dua Lipa duket e lumtur në krahët e të dashurit të saj, ndërsa fotografohen bashkë në një darkë në New York City

Dua Lipa duket e lumtur në krahët e të dashurit të saj, ndërsa fotografohen bashkë në një darkë në New York City

Magazina
Betejë me Top Channel, Olsi Bylyku thirret përpara Gjykatës

Betejë me Top Channel, Olsi Bylyku thirret përpara Gjykatës

Magazina
Kalo në kategori