LAJMI I FUNDIT:

Buta reagon për herë të parë për rastin tragjik në Ferizaj: I falënderoj të gjithë për mesazhet mbështetëse për Qëndrimin

Buta reagon për herë të parë për rastin tragjik në Ferizaj: I falënderoj të gjithë për mesazhet mbështetëse për Qëndrimin

Reperi Buta është shndërruar në një prej emrave më të përfolur gjatë këtyre ditëve.

Kjo pasi vëllai i tij, Qëndrim Januzaj, u raportua se u përfshi në një vrasje e cila sipas dosjes zyrtare të prokurorisë, ndodhi në shenjë hakmarrje për vëllanë e tij [Butën], pasi këtij i ishte djegur vetura nga viktima me inicialet G.H.


Buta, emri i vërtetë i të cilit është Betim Januzaj, ka reaguar për herë të parë mbi rastin në fjalë, përmes një shkrimi të publikuar në InstaStory.

Foto: Buta/Instagram

Ai e ka nisur shkrimin në mënyrë skandaloze duke “falënderuar për mbështetje ndaj vëllait të tij”, ndërsa ka hedhur fajin mbi mediat që gjatë këtyre ditëve kanë raportuar dhe hedhur dritë mbi rastin famëkeq.

Bëhet virale një video e reperit Buta në TikTok, ku shihet duke u larguar për në Angli?
Lexo po ashtu Bëhet virale një video e reperit Buta në TikTok, ku shihet duke u larguar për në Angli?

“I falënderoj krejt për mesazhet mbështetëse për Qëndrimin se nuk po mundem t’jua kthej të gjithëve. E mediave, portaleve edhe ‘gazetarëve’ duhet me ju ardhë marre për krejt këto rrena, shpifje e njollosje që mezi presin me i shpifë për dy klikime më shumë. Shyqyr njerëzit janë të mençur e shohin përtej rrenave të juaja, e nuk ndikohen aq sa doni ju”, ka shkruar Buta në InstaStory.

Foto: Buta/InstaStory

Përndryshe, 30-vjeçari i cili mbeti i vrarë nga ngjarja në fjalë, është varrosur dje (e diel) në Ferizaj. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Luka Modric bleu një apartament luksoz në Zagreb - aty ku pritet të kthehet për të jetuar

Luka Modric bleu një apartament luksoz në Zagreb - aty ku pritet të kthehet për të jetuar

Magazina

"The Sun" shkruan për moderatoren joshëse shqiptare që prezanton emisionet sportive

Magazina

"Nuk kanë pasur kurrë vajzë të bukur nga Kosova", një video e Rita Orës po bën xhiron në internet

Magazina

"O Bes Kallaku", reagimi epik i Xhensilës kur fansat i përmendin ish-partnerin në koncert

Magazina
Shkurte Fejza jep lajmin e madh për nder të 50-vjetorit të karrierës

Shkurte Fejza jep lajmin e madh për nder të 50-vjetorit të karrierës

Magazina

"Kam dëgjuar krisma mbrëmë", Graciano u thotë Romeos dhe Heidit të cilët kaluan natën në suitën private

Magazina
Kalo në kategori