LAJMI I FUNDIT:

Rrëfimi i Fisnik Sylës për akuzat e borxhit në Maldive: Gjithçka shantazh, po nxjerr të gjitha paratë që kam në bankë për t’jua vërtetuar

Rrëfimi i Fisnik Sylës për akuzat e borxhit në Maldive: Gjithçka shantazh, po nxjerr të gjitha paratë që kam në bankë për t’jua vërtetuar

Këngëtarja e njohur shqiptare, Fjolla Morina dhe bashkëshorti i saj, Fisnik Syla, kanë qenë së fundmi pre e një skandali mediatik.

Një agjenci turistike vendore ka akuzuar çiftin se kanë një borxh të pashlyer prej më shumë se 20 mijë eurosh, për një pushim që dyshja kishin bërë në ishujt Maldive, në prillin vitit të kaluar.


Në emisionin “Kiks”, viktima (në këtë rast pronari i agjencisë), kishte akuzuar biznesmenin Syla se i ka dërguar një remitancë që kishte rezultuar e falsifikuar dhe se dyshja i kishin krijuar shpenzime ekstra prej pesë mijë eurosh, për arsye se Fjolla është dashur të kthehej më heret në Kosovë shkaku i problemeve të saj me ligjin në atë kohë.

Fisnik Syla dhe Fjolla Morina (Foto: Who)

Mirëpo, i kontaktuar nga Telegrafi, bashkëshorti i këngëtares, i cili ka qëndruar thujse gjatë gjithë ditës në heshtje, ka dhënë versionin e tij të ngjarjes, duke e quajtur gjithçka një histori të kurdisur me qëllim për të dëmtuar integritetin e tij moral dhe profesional, si dhe për të përfituar në krah të tij.

“Historia në fjalë është tërësisht e pavërtetë. Ky është një shtantazh i hapur. Mua më kanë marrë në telefon për të më kërkuar kinse sqarime pak orë para se emisioni në fjalë të fillonte, pa më lënë kohën të shpjegohesha. Dhe kanë shkelur ligjin duke incizuar bisedën time, pa më lajmëruar paraprakisht se biseda po incizohet. Mu për këtë arsye, unë kam angazhuar dy avokatë në Belgjikë dhe një në Kosovë që të merret me këtë çështje dhe do t’i padisë për shpifje personat në fjalë”, ka thënë Fisnik Syla për Telegrafin.

Fisnik Syla (Foto: Fisnik Syla/Facebook)

I pyetur se si ka ndodhur në të vërtetë ngjarja e parave, bashkëshorti i Fjollës u shpreh se në fakt ai i ka shlyer detyrimet ndaj agjencisë, duke e quajtur gjithçka një mashtrim.

“Unë e kam kryer pagesën prej 20 mijë eurosh në formën cash. Ia kam dhënë paratë në dorë, pasi nuk kam pasur kohë të merrem me çështje bankare, pasi më është dashur të vrapoj pas Fjollës, pasi e dijmë të gjithë çfarë problemesh ka pasur ajo në atë kohë [koha kur këngëtarja ishte shpallur në kërkim nga autoritet lidhur me arrestimin në kufirin Kosovë-Shqipëri]. Kështu për të më shantazhuar dhe kërkuar më tepër para, personi në fjalë [i referohet pronarit të agjencisë], ka gjetur mënyrën për të më kërkuar ‘borxhin’, i cili në fakt nuk ekziston”, ka thënë tutje Syla për Telegrafin.

Fisnik Syla dhe Fjolla Morina (Foto: Instagram/Arkiv)

Sakaq, i njëjti ka potencuar faktin se të gjithë tashmë e dinë që ai ka nënshtetësi belge dhe se “dallavere” të tilla me transakcione bankare dhe dokumente administrative, do të reuzoltonin me një vënie në pranga nga autoritetet atje.

“Unë nuk e di se si dikush mund të akuzohet me këtë gjë, kur dihet botërisht që unë posedoj nënshtetësi belge dhe të gjithë i njohim se sa të ashpra dhe të rrepta janë ligjet këtu. Po të kisha kryer një falsifikim të tillë bankar përmes sistemit administrativ këtu në këtë vend, Belgjika deri tash do të më kishte prangosur”, tregoi Fisniku.

Më tej, për të dëshmuar që ka një kapital të mjaftueshëm për të “shlyer këtë borxh”, Fisniku tha se të mërkurën ka nxjerr të gjitha paratë nga llogaria e tij bankare, të cilat kapin shifrën e 500 mijë eurove – në një video të publikuar nga ai në InstaStory.

Ndryshe nga Syla, më në hije ka qëndruar këngëtarja Fjolla Morina, së cilës gjatë së mërkurës i janë publikuar gjithashtu mesazhe dhe video-incizime, të cilat tregojnë reagimin e saj kur është pyetur për çështjen në fjalë.

Ajo ka paralajmëruar publikisht një padi për publikimin e materialeve a autorizim, gjersa u distancua tërësisht nga kjo çështje, duke thënë se ajo vet personalisht nuk ka qenë pjesë e marrëveshjes mes Fisnikut dhe agjencisë.

“Reagim; Unë nuk kam qenë në dijeni se cila ishte marrëveshja në mes Fisnik Sylës dhe agjencionit për blerjen e biletave. As nuk kam qenë në dijeni se si u krijua besimi në mes agjencionit dhe Fisnikut, apo cila ishte arsyeja e kësaj marrëveshjeje! Krejt këto janë bërë pa dijeninë time! Unë këtë gjë e kam kuptuar më vonë. Andaj, që nesër do përgatitet avokati për ushtrimin e padisë për të gjithë ata që më apostrofuan emrin nëpër portale! Një ashtu edhe një kallëzim penal për ‘gazetaren’ veprën penale; Përgjim të paautorizuar! Edhe një punë e mirë për ty avokat Fanol Krasniqi”, ka shkruar Fjolla Morina në reagimin e saj. /Telegrafi/

Foto: Fjolla Morna/InstaStory

*Sqarim: Ky artikull është publikuar me rrëfimin ekskluziv të protagonistit F.S, si shpjegim ndaj akuzave të ngritura më herët nga një person konfidencial, në artikullin e publikuar më herët në këtë link.

Në trend Magazina

Më shumë
Xhensila Myrtezaj rrëzohet në skenë, në nisje të performancës: Uroj të mos e keni kapur këtë

Xhensila Myrtezaj rrëzohet në skenë, në nisje të performancës: Uroj të mos e keni kapur këtë

Magazina
Xhensila Myrtezaj mahnit me dukjen, në fotografitë e fundit në Instagram

Xhensila Myrtezaj mahnit me dukjen, në fotografitë e fundit në Instagram

Magazina

"Nëse dikë e kam dashur dhe e kam respektuar në këtë shtëpi, je ti" - Meritoni befason me deklaratën ndaj Eglës

Magazina
Dafina Zeqiri sjell frymëzim me këngën e re

Dafina Zeqiri sjell frymëzim me këngën e re "Ku ma le forcën"

Magazina
Bëhet virale videoja e një “Rap Battle” nga një djalë shqiptar dhe një turk në TikTok, merr miliona shikime

Bëhet virale videoja e një “Rap Battle” nga një djalë shqiptar dhe një turk në TikTok, merr miliona shikime

Magazina
U hodh në gjyq, Olsi Bylyku

U hodh në gjyq, Olsi Bylyku "godet" Top Channel: Ikonat si Arbana, Alban Dudushi iu larguan - gjersa kolegët në TV Klan kanë ndërtuar perandori

Magazina
Kalo në kategori