LAJMI I FUNDIT:

Mesazhi i fundit i Peles ishte për Kylian Mbappen

Mesazhi i fundit i Peles ishte për Kylian Mbappen

Ka vdekur futbollisti legjendar brazilian Pele. Ai vdiq në moshën 82-vjeçare. Edson Arantes do Nascimento – Pele konsiderohet si një nga lojtarët më të mëdhenj të të gjitha kohërave.

Me kombëtaren braziliane ka qenë tre herë kampion bote, gjë që nuk e ka arritur asnjë lojtar tjetër.


Titullin e parë e fitoi në vitin 1958, kur mahniti botën në moshën 17-vjeçare dhe u bë menjëherë lojtari kryesor i kombëtares, titullin e dytë e fitoi katër vjet më vonë dhe të fundit në vitin 1970.

Në mesazhin e tij të fundit për publikun përmes rrjeteve sociale, Pele iu drejtua Kylian Mbappes.

“Faleminderit Mbappe. Jam i lumtur që theve një tjetër nga rekordet e mia në këtë Botëror!”, i kishte skruar Pele superyllit francez.

Përkatësisht, Mbappe theu rekordin e Peles për më shumë gola në kampionatet botërore në konkurrencën e lojtarëve nën moshën 24 vjeçare.

Mbappe shënoi dy gola kundër Polonisë të dhe kështu arriti nëntë gola në Kupën e Botës.

Në finalen kundër argjentinasve, ai shënoi një tjetër het-trik dhe kështu arriti në 12 gola, që është identik me totalin e Peles. /Telegrafi/