LAJMI I FUNDIT:

Ukraina bën thirrje për ‘likuidimin’ e fabrikave iraniane të dronëve

Ukraina bën thirrje për ‘likuidimin’ e fabrikave iraniane të dronëve

Një ndihmës i lartë presidencial ukrainas ka bërë thirrje për “likuidimin” e fabrikave iraniane që prodhojnë drone dhe raketa, si dhe arrestimin e furnizuesve të tyre.

Kievi ka akuzuar Teheranin se planifikon të furnizojë më shumë armë Rusinë, transmeton Telegrafi.

Duke shkruar në Twitter të shtunën, ndihmësi i presidentit ukrainas Mykhailo Podolyak tha se Irani “poshtëron hapur institucionin e sanksioneve ndërkombëtare”, përpara se të bënte thirrje si përgjigje për shkatërrimin e fabrikave iraniane të armëve.


Kievi ka akuzuar Teheranin se ka furnizuar Moskën me 1,700 municione ‘Shahed-136’, të cilat sipas tij janë përdorur për të goditur objektivat në Ukrainë që nga shtatori.

Irani ka mohuar pretendimet. /Telegrafi/