Wenger shpjegon pse do të ketë më shumë Kupa të Botës gjatë dimrit pas turneut historik në Katar
Ish-trajneri i Arsenalit, Arsene Wenger, i cili tani është shefi i zhvillimit të futbollit global të FIFA-s, ka shpjeguar pse do të ketë më shumë Kupa të Botës në dimër.
Historia është bërë në vitin 2022, me një Kupë Bote që u organizua në mesin e sezonit për herë të parë, ndërsa po ashtu shkon në Lindjen e Mesme në Katar.
Kampionati Botëror konsiderohet të ketë qenë një sukses, me shumë tronditje që kanë mbajtur të argëtuar një audiencë mbarëbotërore dhe Wenger thotë se mbështetësit dhe lojtarët duhet të mësohen me një orar të tillë pasi hartohen planet për turnetë e ardhshëm.
“Nëse duam të demokratizojmë futbollin, do të duhet të shkojmë në vendet afrikane ku është e pamundur të luash një Kupë të Botës në verë. Mund ta shohim me këtë edicion në Katar, një Botëror në dimër”, ka thënë fillimisht Wenger për L’Equipe.
“Sigurisht, shumë lojtarë nuk patën kohën e zakonshme për t’u përgatitur fizikisht, por të paktën të gjithë iu afruan kësaj gare me një freski të vërtetë mendore, gjë që nuk ka qenë gjithmonë kështu në të kaluarën”.
“Më kujtohet se skuadrat filluan një Botëror të lodhur psikologjikisht sepse periudha e tyre përgatitore kishte shkuar keq”.
Wenger ka sugjeruar më parë që Kupa e Botës duhet të mbahet çdo dy vjet , por tani pranon se një ndryshim kaq rrënjësor në kalendarin ndërkombëtar nuk do të funksiononte.
“Më kishin kërkuar të mendoja për këtë dhe mendova se nuk ishte një ide e keqe. Por një ndryshim i tillë do të kërkonte një rishikim të plotë të kalendarit kualifikues. Sot nuk po shkojmë drejt kësaj, por drejt cikleve katërvjeçare të alternuara me Kupën e Botës, Kupën e Botës për Femra – e cila po bëhet gjithnjë e më e rëndësishme – dhe Evropianin”, përfundoi francezi.
Kupa e ardhshme e Botës do të zhvillohet në vitin 2026 – kur ngjarja kryesore e FIFA-s do të organizohet nga Shtetet e Bashkuara, Kanadaja dhe Meksika – ndërsa do të ketë një tjetër Kampionat Evropian më parë në vitin 2024, i cili do të zhvillohet në tokën gjermane. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
“S’kemi pse kapërcejmë Kosovën për t’i dhënë ndihmë Serbisë”, Tifozat Kuq e Zi reagojnë për kandidaturën e Shqipërisë me Serbinë
Zyrtare: Barcelona e blindon me kontratë të re dhe klauzolë marramendëse Pau Cubarsin
Ballkani i do tri pikët nga udhëtimi te Malisheva, formacionet zyrtare
Mësohet arsyeja pse nuk ndërhyri VAR-i te goli i anuluar i Bayern Munichut ndaj Real Madridit
Kroos tronditë tifozët e Real Madridit me lëvizjen e tij pas ndeshjes ndaj Bayern Munichut
UEFA theu protokollin gjatë vendimit të VAR-it në përballjen mes Real Madridit dhe Bayern Munichut
I pari i FSHF-së, Armand Duka konfirmon se Shqipëria dhe Serbia kanë kandiduar së bashku për organizimin e Euro 2027 për U-21
Polemika për golin e anuluar të Bayernit: Ishte apo jo pozicion jashtë loje?
“Ndodh shpesh në Madrid”, Muller i bashkohet tërbimit të Bayern Munichut për golin e anuluar nga gjyqtari
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Polemika për golin e anuluar të Bayernit: Ishte apo jo pozicion jashtë loje?
UEFA theu protokollin gjatë vendimit të VAR-it në përballjen mes Real Madridit dhe Bayern Munichut
Matthijs de Ligt: “Gjyqtari më tha: 'Më falni, bëra një gabim'"
Numërohen mbi 95 për qind e votave, këto janë rezultatet dhe numri i deputetëve të partive në Kuvend
"Lutuni për RS" - çfarë do të thotë mesazhi i Rodrygos nën fanellën e tij
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, ky është numri i deputetëve të partive në Kuvend