LAJMI I FUNDIT:

Brazili kualifikohet, Zvicra zhvillon sfidën vendimtare në raundin e fundit

Brazili kualifikohet, Zvicra zhvillon sfidën vendimtare në raundin e fundit
(Foto: Getty Images)

Brazili e ka regjistruar edhe fitoren e dytë në Grupin G duke e mposhtur Zvicrën me rezultat 1-0 në raundin e dytë të fazës grupore në Kampionatin Botëror që u zhvillua në Stadium 974 në Doha.

Të dyja skuadrat ishin mjaft të kujdesshme në fraksionin e parë të lojës, në veçanti Helvetikët, të cilët nuk dëshironin të pranojnë gol.


Vinicius Junior pati ndër rastet më të mira në 45 minutat e parë, por intervenimi i Yann Sommer ishte vendimtar.

(Foto: Getty Images)

Rrjetat mbetën të paprekura kur gjyqtari dha shenjë që ekipet të shkonin në pushim, ndërsa një lojë më dinamike u aplikua në gjysmën e dytë.

Një pasim i mençur i Casemiros në këmbët e Vinicius, i mundësoi sulmuesit të Real Madridit të bënte një lëvizje të bukur dhe ta dërgonte topin në rrjetë (64’).

Megjithatë, pas konsultimit të VAR-it, goli u anulua për pozitë jashtë loje gjatë ndërtimit të aksionit.

Përpjekjet e Selecaos për të realizuar u kompletuan me golin e avantazhit (83’). Rodrygo asistoi te Casemiro dhe mesfushori i Manchester Unitedit realizoi gol të bukur.

Pas kësaj fitoreje, Brazili ngjitet në kuotën e gjashtë pikëve dhe tashmë është kualifikuar në 1/8 e finales në Kampionatin Botëror. Zvicra do ta kërkojë kualifikimin në raundin e fundit, në të cilin duhet ta nënshtrojë Serbinë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Nënshkrimi i Mbappes ka shkaktuar tension në zhveshtoren e Real Madridit

Nënshkrimi i Mbappes ka shkaktuar tension në zhveshtoren e Real Madridit

Ndërkombëtare
Zbulohet se çfarë fshihej pas dedikimit me maskë të Edon Zhegrovës

Zbulohet se çfarë fshihej pas dedikimit me maskë të Edon Zhegrovës

Ligue 1
Tre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë

Tre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë

La Liga

"Mjekët më thanë se së shpejti do të vdes", Ish-portieri gjerman tregon sëmundjen e rëndë me të cilën po përballet

Bundesliga
Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Ndërkombëtare
Milani zgjedh numrin 9 të ri, mund të bëhet transferimi më i shtrenjtë në histori të klubit

Milani zgjedh numrin 9 të ri, mund të bëhet transferimi më i shtrenjtë në histori të klubit

Serie A
Kalo në kategori