LAJMI I FUNDIT:

Rikthimi i menjëhershëm i Ferizajt në Superligë, Abazi: Kurrë më në Ligën e Parë, qëllimi është Kupa dhe Evropa

Rikthimi i menjëhershëm i Ferizajt në Superligë, Abazi: Kurrë më në Ligën e Parë, qëllimi është Kupa dhe Evropa

Në janarin e vitit 2023, Ferizaj i kishte vetëm 13 pikë pas 18 ndeshjeve dhe të gjithë e shihnin të rënë nga Superliga, por falë përforcimeve të bëra, ‘Ujqit’ bënë mrekulli në sezonin pranveror.

Përkundër se shkuan në kuotën e 41 dhe siguruan barazhin, në barazh befasisht humbën nga Liria dhe ranë në Ligën e Parë.


Superliga e Kosovës humbi shumë me rënien e Ferizajt, një nga klubet më të organizuara në Kosovë, por vetëm një vit qëndrim në Ligën e Parë dhe bardhekaltërtit kanë siguruar rikthimin në Superligë.

Kësaj radhe në ambientin bardhekaltër janë të bindur se nuk do të luajnë më në rang tjetër garave, përveç se në elitën e futbollit kosovar.

Ferizaj ka siguruar titullin në Grupin B të Ligës së Parë, derisa presidenti i klubit Lulzim Abazi ka folur për Telegrafin për këtë sukses dhe planet që kanë për sezonin e ardhshëm në Superligë.

“Ka qenë rënie aksidentale dhe nuk kemi lënë të dëshpërohemi pasi jemi mobilizuar menjëherë. Puna e parë që kamë bërë kam dashur të ndalë gjithë ekipin, edhe pse jo të gjithë një pjesë të madhe e kamë ndalur duke e mbajtur edhe në Ligën e Parë”.

“Kemi biseduar me Arsim Abazin që ishte në atë kohë drejtor sportiv duke bërë përgatitjet e duhura për përforcime dhe për të bërë një skuadër të denjët për rikthim të menjëhershëm në Superligë”, tha fillimisht Abazi për Telegrafin.

Ai tregoi edhe arsyen pse angazhuan Ismet Munishin në krye të skuadrës, por edhe foli pastaj për largimin e tij.

“Qëllimi ishte të japim një mesazh të fuqishëm për rikthim në elitë dhe doja një trajner me emër. Kemi nisur bisedimet me Ismet Munishin dhe kemi arritur shpejtë marrëveshje. Dua ta falënderojë për punën dhe kontributin e dhënë gjatë asaj kohe në Ferizaj”, u shpreh Abazi.

Tutje Lulzim Abazi foli edhe për largimin e Munishit pas nëntë xhirove.

“Grupi ishte shumë i mirë, përgatitjet me trajnerin Munishi në Mavrovë shkuan shumë mirë u bë punë e mirë, por në kampionat nuk na eci ashtu siç planifikuam”.

“Humbëm nga Prishtina e Re në Ferizaj, humbëm nga Ulpiana dhe pas humbjes nga Vjosa u përjetua rëndë. Të nesërmen kemi mbajtur mbledhje dhe Munishi e ofroi dorëheqjen dhe tha se nuk po shkon dhe pastaj e pranuam dorëheqjen e tij”, deklaroi Lulzim Abazi.

Pas largimit të Munishit, Ferizaj angazhoi drejtorin sportiv Arsim Abazi në krye të skuadrës, për disa ndeshje, por pastaj ai mbeti deri në fund të kampionatit pa humbje.

“Ishin edhe disa ndeshje deri në fund të stinorit vjeshtor dhe menduam që më mirë është të bëjmë zgjedhje brenda shtëpisë. Angazhuam Arsim Abazin dhe ai ka bërë punë të madhe, duke marrë tre fitore radhazi ku njëra nga to ishte 0-3 në udhëtim te Prishtina e Re”.

“Arsimi ka bërë punë shumë të mirë dhe jemi të lumtur me ecurinë që kemi pasur dhe me inkuadrimin në Superligë”, vazhdon tutje Lulzim Abazi.

Në momentin që kishin rënë nga Superliga, Lulzim Abazi kishte dhënë deklaratë publike se do të rikthehen menjëherë, derisa tani thotë se Ferizaj sa të është ai në krye të klubit nuk do të bie kurrë më në Ligën e Parë.

“Ferizaj nuk do të bie më kurrë në Ligën e Parë. Së paku deri sa të jem unë në krye të ekipit një gjë e tillë nuk do të ndodhë, pasi do të kujdesemi të bëjmë një skuadër të fortë dhe konkuruese në Superligë”, tha Lulzim Abazi.

Ferizaj njihet si një nga skuadrat më të organizuara në Superligën e Kosovës, derisa këtë vit ata kanë bërë edhe palestrën e fitnesit në klub, derisa Abazi tregon për investimet e tjera që kanë bërë në klub.

“Përveç objektivit që kishim me patjetër të rikthehemi në Superligë, kemi bërë investime paralelisht në klub duke investuar në fitnes, në ekipin e juniorëve me ekipin e femrave me zhveshtore në stadium. Qëllimi ishte të rritemi paralel si në klubin e parë ashtu edhe të krijojmë kushte sa më të mira për gjitha gjeneratat në klubin tonë”, tha Abazi.

Megjithatë ky sukses i Ferizajt nuk do të ishte i mundur edhe pa ndihmën e sponsorëve, përkundër se presidenti Lulzim Abazi së bashku me familjen e tij kanë bartur barrën kryesore. Ai ka falënderuar kryetarin e Komunës dhe sponsorët për ndihmën e dhënë.

“Përveç si familje që kemi dhënë kontributin financiar, shumë sponsor na janë afruar dhe kjo krejt falë edhe angazhimit që ka bërë kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu. I pari i komunës falë edhe ligjit për sponsorizim ka lobuar te sponsorët e ndryshëm që të afrohen në klub në mënyrë që të kemi një klub stabil financiarisht dhe të fuqishëm në fushë që Ferizaj të ketë përfaqësues në elitën e futbollit kosovar”, tha Abazi.

Krejt në fund i pari i klubit ferizajas foli edhe për objektivat që ka për Superligë, ku thotë se fillimisht dëshiron ta mbajë pjesën dërmuese të skuadrës dhe të bëjë përforcimet e duhura, pasi duan të kenë një skuadër të fortë.

“Ditën e djeshme kam pasur takim me drejtorin Genc Hyseni si dhe stafin. I kam kërkuar që të fillojnë planifikimin për transferime të të mira dhe të qëlluara. Qëllimi është që të kemi një skuadër të fortë dhe të jemi arrë e fortë për të gjithë kundërshtarët. Nuk do të bëjmë gabimet që kemi bërë në të kaluarën, tani Ferizaj nuk do të hyjë më në Superligë vetëm për pjesëmarrje, por duam të jemi faktorë në elitën e futbollit kosovar”.

“Objektivat janë të qarta. Të bëjmë një skuadër të fortë dhe të luftojmë për pjesën e parë të tabelës, pse jo të kapim një vend në Evropë, por gjithçka varet nga ecuria në kampionat. Natyrisht që edhe Kupa e Kosovës do të jetë një objektiv, pasi është një kompeticion më i shkurtë dhe mund të tentojmë ta fitojmë. Kemi shkuar në të kaluarën dy herë në finale dhe i kemi humbur, gjithsesi urojmë që të prekim sërish finalen dhe ta fitojmë kësaj radhe. Po e them sërish, Ferizaj nuk do të jetë vetëm spektakorë më në Superligë, por do të bëjmë gjëra të mëdha”, përfundoi i pari i klubit ferizajas, Lulzim Abazi.

Kur kanë mbetur edhe dy xhiro për tu zhvilluar në Ligën e Parë, Ferizaj ka grumbulluar 60 pikë deri më tani duke marrë 19 fitore, tre barazime dhe tre humbje.

E veçanta është se ‘Ujqit’ nuk dinë për humbje që nga xhiro e nëntë dhe me trajnerin Arsim Abazi në krye të skuadrës kanë marrë 15 fitore dhe vetëm një barazim. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Lajm i hidhur për Arsenalin para formatit të ri në Ligën e Kampionëve

Lajm i hidhur për Arsenalin para formatit të ri në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Rritja graduale e Arbër Hoxhës - nga Istogu te ftesa për Euro 2024

Rritja graduale e Arbër Hoxhës - nga Istogu te ftesa për Euro 2024

Bardh Maxhuni
Fituesit e ligave mund të përjashtohen nga Championsi për shkak të një rregulli të çuditshëm

Fituesit e ligave mund të përjashtohen nga Championsi për shkak të një rregulli të çuditshëm

Liga e Kampionëve
Formacioni me lojtarët që kanë mbetur jashtë Euro 2024 – përfshirë yjet e Real Madridit, Arsenalit dhe Man City

Formacioni me lojtarët që kanë mbetur jashtë Euro 2024 – përfshirë yjet e Real Madridit, Arsenalit dhe Man City

Përfaqësueset
Haaland prezantohet zyrtarisht nga klubi i njohur, detyrohet t’i kontaktojë për ta fshirë njoftimin

Haaland prezantohet zyrtarisht nga klubi i njohur, detyrohet t’i kontaktojë për ta fshirë njoftimin

Ndërkombëtare
Ancelotti zbulon klubin ku do të pensionohet si trajner

Ancelotti zbulon klubin ku do të pensionohet si trajner

La Liga
Kalo në kategori