LAJMI I FUNDIT:

Krasniqi: Planin franko-gjerman s’duhet ta pranojë askush, unë e kam parë

Krasniqi: Planin franko-gjerman s’duhet ta pranojë askush, unë e kam parë

Lideri i PDK-së, Memli Krasniqi tha se plani franko-gjerman nuk duhet të pranohet nga askush.

Krasniqi theksoi se një draft të tillë nuk beson që ka ndonjë parti shqiptare që mundet me e votu.


“Nëse ai heq dorë prej njohjes së ndërsjellë është si me heq dorë prej shtetësisë së Kosovës, është diçka e papranueshme. Ashtu siç është sot, plani franko-gjerman nuk do të pranohet nga askush.
Drafti aktual i këtij që është sot nuk besoj që ka ndonjë parti shqiptare që mundet me e votu. Nuk është përgjegjësi e imja me tregu. Ai draft i është dorëzuar kryeministrit dhe presidentes”, tha ai në T7.

Tutje, Krasniqi shtoi se duhet të shrytëzohen plane të tilla që ne të përkushtohemi në realizimin e objektivave të Kosovës, pasi që sipas tij, përndryshe ky plan nuk duhet të pranohet.

“Plani sot me qenë merre ose lëre, është lëre, por plani si i tillë duke u bazuar nga përvojat në të kaluarën, duke u bazuar në përvojat që i kemi pas, që kanë filluar shumë keq dhe pastaj janë bërë të pranueshme, unë mendoj që duhet të shfrytëzohet, në mënyrë që të përkushtohemi që t’i realzojmë objektivat e Republikës së Kosovës”, u shpreh Krasniqi.